AlbanianSport.com 24/03/2020 20:45
ASNN – Liga e Kampioneve, Liga e Evropës dhe Liga e Kampioneve të Femrave, tanimë pa datë për duelin final. Për shkak të epidemisë së koronavirusit që ka shkaktuar edhe pezullimin e futbollit anembanë kontinentit, UEFA ka vendosur shtyrjen e finales së Ligës së Kampioneve, të Ligës së Evropës dhe të Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra. Për momentin, nuk ka ende data të reja për zhvillimin e këtyre finaleve.
Kështu, UEFA ka vendosur shtyrjen e finales së Ligës së Kampioneve, të Ligës së Evropës dhe të Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra, për shkak të epidemisë së koronavirusit që ka shkaktuar edhe pezullimin e futbollit anembanë kontinentit. Për momentin, nuk ka ende data të reja për zhvillimin e këtyre finaleve. Vendimi zyrtar për t’i shtyrë këto finale ishte i pashmangshëm, duke qenë se më herët, organizmi që qeveris futbollin kontinental pati vendosur shtyrjen me një vit të Evropianit të 2020-s.
Kjo, teksa u bë e qartë se sezoni i futbollit të klubeve nuk do të mbyllet para verës. Në fakt, të gjitha veprimtaritë e UEFA-s u pezulluan më 13 mars, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Finalja e Ligës së Kampioneve të Evropës supozohej të luhej më 30 maj 2020 në Stadiumin Olimpik “Atatürk” të Stambollit. Ndërsa 27 maji ishte data e finales së Ligës së Evropës, që duhej të luhej në Stadiumin Gdanjskut në Poloni. Kurse finalja e Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra supozohej të luhej më 24 maj 2020 në Stadiumin “Viola Park” të Vienës.
UEFA deklaroi se një grup pune i ngritur për këtë qëllim po shqyrtonte të gjitha mundësitë e datave të reja të këtyre finaleve. Shorti i turit të 16-shes së Ligës së Kampioneve të Evropës në futboll për femra është hedhur, ndërsa turi i 16-shes së Ligës së Kampioneve në futboll për meshkuj ende nuk i ka luajtur të gjitha ndeshjet e tij. Po kështu nuk janë mbyllur ende ndeshjet e turit të 16-shes së Ligës së Evropës.