(Video) UEFA / Çeferini “shpartallon” Van Praagun, slloveni është presidenti i ri

Share Button

aleksander-ceferin-podiumi

AlbanianSport.com 14.09.2016 15:05

ASNN – Aleksandër Çeferin është presidenti i ri i UEFA-s. Ish-presidenti i Federatës Sllovene të Futbollit mori 42 vota, kundrejt 13 votave që mori kandidati tjetër, holandezi Majkëll Van Praag. Çeferini do të zëvendësojë kështu Mishel Platininë, i cili është përjashtuar nga detyra për 4 vite nga Komisioni i disiplinës së UEA-s.

Kështu, Aleksandër Çeferini është zgjedhur presidenti i ri i organizmit që qeveris futbollin në “kontinentin e vjetër”. Ish-presidenti I Federatës Sllovene të Futbollit ka marrë 42 vota, kundrejt vetëm 13 votave që mori kandidati tjetër, holandezi Majkëll Van Praag.

E mbetur pa drejtues, pas përjashtimit të Mishel Platini për 4 vite nga të gjitha veprimtaritë sportive, me akuzën e marrjes së parave në mënyrë të paligjshme nga FIFA, organizmi më i madh evropian i futbollit është detyruar të bëjë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Angel Maria Vijar, presidenti i komanduar I UEFA-s, hapi Kongresin e 12-të në Athinë dhe, fillimisht, i ka dhënë fjalën Platinisë: “Dua të them se e kam ndërgjegjen e pastër. Jam i bindur se nuk kam bërë asnjë gabim dhe do të vazhdoj të luftoj derisa të fitoj pafajësinë” – është shprehur Platini.

Më pas është kaluar në votim nga ana e 55 delegatëve. Në përfundim pas numërimit të votave, fitues është shpallur Aleksandër Çeferin. Slloveni 48 vjeçar, gjatë fushatës së tij, disa ditë më parë vizitoi edhe Shqipërinë, ku u takua me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh