AlbanianSport.com 19/02/2019 18:30
ASNN – Kryebashkiaku beratas shpjegon vendimin e Tomorit për të mos udhëtuar drejt Ballshit në fundjavë. Tomori nuk ka udhëtuar të dielën drejt Ballshit për ndeshjen e javës së 17-të ndaj Bylisit vendas, në shenjë proteste ndaj vendimit të Komisionit të Disiplinës mbi episodet e ndodhura në ndeshjen me Apoloninë.
Dhe për presidentin e klubit, njëkohësisht kryebashkiakun beratas, Petrit Sinaj, ky vendim kishte dy aspekte. Duke folur në linjë telefonike në emisionin “E Hëna Sport” të Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, Sinaj ka qenë i drejtpërdrejt në akuzat e tij. Për kryebashkiakun beratas, bojkoti mund të vazhdojë.
Për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjes duke mos zbatuar rregullat e sigurisë dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje diskriminuese e hedhur sende brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune, Tomori u dënua nga Disiplina me humbjen e ndeshjes kundër Apolonisë në tavolinë, me rezultatin 3-0, zhvillimin e 4 ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200,000 lekë.