(Video) Tomas & Tim Brdariç, një “çështje familjare” në Shkodër

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2021 08:55

ASNN – Trajneri gjerman dhe i biri rrëfejnë jetën e tyre “shqiptare” dhe synimet me Vllazninë. I zhvendosur në Shkodër që në gjysmën e parë të gushtit, Tomas Brdariç nuk e ka lënë për asnjë ditë Shqipërinë, duke vijuar ta udhëheqë Vllazninë e tij drejt vendit të parë në renditjen e Kategorisë Superiore, me 37 pikë të grumbulluara në dy fazat e para të këtij sezoni, 6 pikë të shkëputur nga ndjekësja më e afërt, Partizani, por edhe me vendin e siguruar në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Deri më tani, ai ka një bilanc prej 14 fitoresh, 4 barazimesh dhe 3 humbjesh në 21 ndeshje gjithsej në kampionat dhe Kupë, ku skuadra e tij shënuar mesatarisht dy gola për ndeshje, 42 dhe ka pësuar vetëm 11.

Teksa ai hap dyert e shtëpisë së tij për gazetën “Fjala”, 46-vjeçari mbetet i përqendruar tek puna që bën, edhe kur jep përshtypjet e tij për qytetin e Shkodrën dhe nisjen e punës me Vllazninë. “Mua më pëlqen këtu, të punoj dhe të shoh shumë lumturi në fytyrat e njerëzve këtu, edhe sepse tani të gjithë na njohin dhe e shohin punën tonë dhe unë jam i kënaqur me situatën, – thotë Tomasi. – Siç ju thashë, në fillim, askush nuk e kishte mendjen tek ne, por tani na kanë të gjithë në fokus dhe mendoj se e kemi merituar… kaq e thjeshtë është.”

Me 102 gola të shënuar në afro 350 ndeshje në Bundesligën gjermane, por edhe 20 ndeshje të luajtur gjithsej me përfaqësuesen e Nën-21-vjeçarëve dhe atë të të rriturve të Gjermanisë, Tomas Brdariç ishte një lojtar i njohur, por pastaj u tërhoq nga futbolli i luajtur në 2008-ën për t’u bërë trajner. E tanimë ai duket se po rigjen famën, sepse një gazetë prestigjioze si gjermania “Bild”-i i ka kushtuar vëmendje dhe e ka intervistuar së fundmi. Si po e shijon ai këtë moment dhe a e sheh suksesin tek Vllaznia si një bazë për të synuar një klub më të madh?

“Së pari, pas karrierës profesioniste si futboll nis ndërgjegjësimi për të qenë konkurrues edhe më pas, sepse ne e filluam nga zeroja, nuk kishim as edhe një fushë të denjë për të punuar, dhe dua të them që jam mirënjohës që jam pjesë e rindërtimit të këtij klubi të ndërmarrë nga donatori Alban Xhaferi, nga kryebashkiakja Voltana Ademi, dhe me mbështetjen e drejtorit sportiv, Matko Djarmati, dhe stafit tim teknik, ne kemi gjetur marrëdhënien e duhur për të nisur këtë bashkëpunim, – përgjigjet ai. – Dhe pas një gjysmë viti, ne kemi arritur të marrim vendimet e duhura, por na duhet të vazhdojmë, të mbetemi të përqendruar tek gjërat kryesore.”

Ndërkaq, duke filluar që nga 10-ditëshi i fundit i janarit, ekuacionit shkodran të trajnerit gjerman i është shtuar edhe një element tjetër, pasi atij i është bashkuar edhe i biri, Tim Brdariç. Po sa e ka kushtëzuar kjo trajnerin në trajtimin që i bën të birit dhe në zgjedhjet që bën? “Para së gjithash, ai është im bir, por, kur punojmë së bashku, ai është një numër, pra është si të gjithë lojtarët e tjerë, – sqaron Tomas Brdariç. – Unë jam këtu për ta mbështetur atë, ashtu siç jam këtu për të mbështetur të gjithë lojtarët e mi, dhe në stërvitje i trajtoj të gjithë në mënyrë të barabartë.”

“Jashtë stërvitjes, ne kemi shumë diskutime së bashku, sepse futbolli profesionist kërkon shumë punë të qenë i suksesshëm dhe duhet të bësh gjërat e duhura, – vijon trajneri i Vllaznisë. – Por unë jam këtu për të patur një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë lojtarët e mi, jam këtu për të punuar, për t’i dhënë gjithkujt mbështetjen që i duhet për të rritur nivelin e tyre.” Në fakt, 20-vjeçari, i cili, ndryshe nga babai që luante si sulmues, ka zgjedhur rolin e qendërmbrojtësit, teksa me 1 m e 95 cm është 8 cm më i lartë se i ati, shihet si një futbollist i perspektivës dhe i është bashkuar skuadrës së Nën-21-vjeçarëve të Vllaznisë.

Megjithatë, ai është stërvitur edhe me skuadrën e të rriturve, tek e cila ai ka parë një grup solid. “Personalisht, mendoj që është një skuadër mjaft konkurruese, sidomos këtë sezon dhe unë mendoj që ajo që është ndërtuar këtu është diçka e veçantë, që nuk kishte ndodhur këto vitet e fundit dhe është gjë e mirë kur vëren se skuadra nuk kërkon të shikojë larg në të ardhmen, por ajo punon ditë pas dite, – thotë Timi. – Dhe besoj se ky është çelësi i suksesit, i asaj që po ndodh për momentin dhe suksesi nuk bie nga qielli, por është një punë e përditshme.”

“Mendoj se kjo skuadër ka mjaft potencial dhe ky potencial u vu në punë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, – ka shtuar ai. Një potencial që u ndërtuar dhe vu në efikasitet nga i ati, sidoqoftë. Brdariçi i ri e vlerëson këtë fakt, por thekson ajo që është arritur deri më tani nuk mjafton: “Sigurisht suksesi nuk vjen nga zeroja, madje këtu vjen nga më poshtë se aq, sepse disa prej kushteve mund të mos jenë aq të mira sa diku tjetër. Mendoj se im atë ka bërë një punë të madhe, por kjo nuk mund të mjaftojë, sidomos këtu, ku njerëzit kanë pritshmëri të mëdha dhe mendoj që për t’i përmbushur këto pritshmëri, duhet të japësh më tepër se 100 %.”

Po a është e vështirë të jesh i biri i Tomas Brdariçit? Futbollisti i ri është krenar, por synon identitetin e tij. “Në përgjithësi, njerëzit bëjnë krahasime, krahasohemi shpesh, – pohon i riu. – Por unë jam Tim Brdariç dhe ne të dy kemi të njëjtin mbiemër, por kemi emra të ndryshëm. Sigurisht që gjithmonë e kam parë si shembull, sepse ai është im atë dhe unë e di që ai ka arritur shumë gjëra në jetë dhe ka shumë përvojë dhe gjithmonë mund të mësoj prej tij në çdo rrethanë.” Ndonëse ai është i ati, Tim Brdariç nuk pret trajtim preferencial nga trajneri kuqebu.

“Mendoj se ai më njeh shumë mirë, sepse unë jam i biri, por ai më trajton si çdo lojtar tjetër, kështu që edhe unë e shoh atë si trajner dhe jo si baba në stërvitje, kështu që…”, – përfundonTim Brdariç. Nga ballkoni i apartamentit në qendër të Shkodrës ku banon bashkë me të birin, duken kullat e prozhektorëve të Stadiumit “Loro Boriçi”, aty ku më së fundmi Vllaznia pësoi humbjen e 3-të në këto 18 javë kampionat, dhe të dytën përballë Laçit. Një humbje që nuk është kapërdirë lehtë nga Tomas Brdariçi, i cili teksa analizon atë që ndodhi përballë kurbinasve, ka filluar të mendojë për sfidën e radhës, atë ndaj Apolonisë po në “Loro Boriçi”, atje ku kuqeblutë do të synojnë rikthimin tek fitorja e munguar prej 3 ndeshjesh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh