(Video) “Tokio 2020”, shkrim të posaçëm për Majlinda Kelmendin

Share Button

AlbanianSport.com 06/05/2020 13:55

ASNN – Kampionia olimpike, në fokusin e faqes zyrtare në Internet të Lojërave të shtyra në 2021-shin. Teksa fitimi i një medaljeje olimpike është një qëllim personal për mijëra sportistë, për 24 shtete është një ëndërr që është realizuar një herë. Faqja zyrtare në internet e Lojërave Olimpike, “tokyo2020.org”, ka kujtuar momentin e lavdishëm dhe ndikimin që kishte kjo medalje tek sportistët tjerë, duke marrë shembullin e Majlinda Kelmendit.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe luftës që pasoi, sportistët e Kosovës nuk kishin mundësinë të garonin me flamurin e tyre në Lojërat Olimpike. Kjo vazhdoi deri në vendimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të cilës gjatë Sesionit të 127-të, të mbajtur më 9 dhjetor 2014. Gjatë këtij Sesioni, presidenti Tomas Bah bëri të ditur se Komiteti Olimpik i Kosovës do të jetë anëtar i plotë i IOC-së dhe familjes olimpike. Ishte një ëndërr e bërë realitet për sportistët e Kosovës.

Falë këtij vendimi, vendi garoi përfundimisht në Lojërat Olimpike të Rio 2016, në të cilat shkëlqeu protagonistja Majlinda Kelmendi. Dy herë kampionia e botës në xhudo dhe kampionia e katërfishtë evropiane, Majlinda Kelmendi mori pjesë në dy Lojëra Olimpike, duke përfaqësuar dy vende të ndryshme. Në Londër 2012, ajo përfaqësoi Shqipërinë, ndërsa në Rio 2016 Kosovën. Në Londër, kishte mungesën e përvojës, për shkak të së cilës nuk fitoi medalje, por paraqitja e saj u vlerësua shumë në gjithë botën.

“Pas Londra 2012 mora shumë oferta serioze nga shtete shumë të fuqishme. Oferta me vlerë miliona dollarë”, tha ajo për “Olympic Channel”. “Por, përfundimisht, trajneri im dhe unë morëm vendimin për të qëndruar në Kosovë, megjithë vështirësitë që kishim”, – shtoi xhudistja. Ky vendim hapi rrugën që ajo të linte gjurmë të pashlyera në historinë Olimpike të Kosovës. 7 gushti 2016 është një ditë që do të mbahet mend nga shqiptarët anembanë botës.

Kelmendi bëri histori duke fituar medaljen e artë të xhudos për femra në kategorinë e peshës trupore deri në 52 kg të Lojërat Olimpike “Rio 2016|, duke mposhtur në finale italianen, Odetë Xhufrida. Ishte medalja e parë dhe e vetme Olimpike e Kosovës. “Në finale isha e qetë dhe e bindur në fitore, – shprehet Kelmendi, duke u kthyer sërish tek finalja. – Xhudistja italiane është garuese e mirë, por unë e kisha mposhtur atë disa herë më parë dhe isha e bindur në fitore.” Dhe kështu ndodhi.

Suksesi i jashtëzakonshëm që Kelmendi e arriti në Rio dha shumë shpresa për popullin e Kosovës, veçanërisht për brezit e ri. U dha besim në jetë. Mbajtësja e flamurit në Rio 2016 e shpjegon këtë me emocione: “Njerëzit në Kosovë më shikojnë si një hero. Unë u kam dëshmuar atyre se nëse duan diçka mund ta kenë. Nëse duan të jenë kampionë Olimpikë, ata mund të jenë”. Dhe mirënjohja nuk mbaroi këtu.

Shkurtin e kaluar, në qytetin e saj të lindjes në Pejë, u përurua shtatorja e Kelmendit. Fitorja në Rio e ka bërë Majlindën një heroinë të vërtetë në Kosovë. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, vlerësoi shembullin e Kelmendit, duke thënë: “Ka shumë të rinj të talentuar që kanë prirje për artet marciale. Medalja e artë e Majlindës i ka motivuar shumë në karrierën e tyre”. Kelmendi solli një ndikim të artë në vendin e saj, ndërsa u dha njerëzve shpresë dhe për besim për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Sipas fjalëve të Hasanit: “Nuk ka sportistë në Kosovë që beson se Kampionatet Evropiane, Botërore apo edhe medaljet Olimpike nuk janë të arritshme për ta”. Medalja e parë Olimpike është fituar tashmë nga Kosova, por a do të ketë medalje tjera në Tokio 2020?”, – përfundon shkrimin e saj për Majlinda Kelmendin faqja zyrtare në internet e Lojërave Olimpike, “tokyo2020.org”.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh