AlbanianSport.com 01/02/2019 22:50
ASNN – Si kreu kryeqytet i stolit bardheblu, ashtu edhe homologu korçar i bregdetarëve, e pranojnë pikën. Tirana dhe Teuta kanë ndarë pikët në takimin e zhvilluar të premten në mbrëmje në kryeqytet dhe barazimi 1-1 është pranuar si një rezultat i drejtë nga të dy trajnerët.
Për atë bardheblu, Ardian Mema, kjo ishte një pikë karakteri. Ndërsa homologu i ekipit bregdetar, Bledi Shkëmbi, ishte më i drejtpërdrejtë në analizën e asaj çka nuk shkoi në lojën e Teutës. Në një zhvillim interesant të merkatos, trajneri korçar i durrsakëve ka folur edhe për ardhjen e mundshme të Armando Vajushit tek Teuta.