AlbanianSport.com 15/02/2020 21:15
ASNN – Bardheblutë ndalen në një barazim 1-1 përballë korçarëve, i pari pas 9 fitoreve radhazi. Është mbyllur me fitoren 2-1 të Real Sociedadit përballja e parë me Mirandesin, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Spanjës. Ndeshja u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport. Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka ngritur të premten siparin e javës së 22-të të saj me përballjen midis Tiranës dhe Skënderbeut. Ndeshja, që u zhvillua në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet, ka nisur më mirë për bardheblutë vendas.
Bardheblutë krijojnë një vëllim më të madh loje dhe e synojnë më tepër portën korçare. Megjithatë, me kalimin e minutave, Skënderbeu nis të reagojë dhe, pasi Bregu e ka vënë në provë Likën me një goditje nga jashtë zone në minutën e 25-të, është sërish vlonjate që, 3 minuta më pas, nuk gabon nga brenda zonës, duke përfituar edhe nga mefshtësia e mbrojtjes së Tiranës dhe duke e kaluar Skënderbeun në epërsi. Tirana zgjohet dhe në minutën e 34-t, Hoxhallari harkon për Ngo’në, por goditja me kokë e këtij të fundit rrok shtyllën horizontale të portës korçare dhe del jashtë, ndërsa 5 minuta më pas, Kale ka shënuar.
Por gjyqtari e anulon golin për një prekje më parë të topit me dorë nga Ngo’ja. Ndonëse edhe Batha do të gjejë shtyllën horizontale të portës korçare në fund, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të Skënderbeut. Pjesa e dytë do të shohë Tiranën gjithmonë në kërkim të golit të barazimit, por edhe korçarët cinikë në lojën e tyre, duke u munduar ta godasin kundërshtaren me kundërsulme, apo me goditje të lira apo goditje këndi. Në një tillë në minutën e 72-të, Pëllumbi shpërdoron në mënyrë të pabesueshme me portën e boshatisur, kurse në krahun tjetër, po kështu vepron 3 minuta më vonë edhe Hasani, që shkon dëm mbase rastin më të mirë të Tiranës deri në ato çaste.
Megjithatë, 10 minuta para fundit, bardheblutë e gjejnë rrugën e rrjetës dhe Kale rivë me shpejtësi topin në lojë pas një goditjeje të lirë dhe pason për Ngo’në, që ia kthen sërish dhe braziliani shënon, përtej protestave të korçarëve. Pavarsisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në 10 minutat e mbetura dhe 5 minuta shtesë, mbyllet në barazim 1-1 kjo përballje midis Tiranës dhe Skënderbeut.