AlbanianSport.com 06/11/2021 21:40
ASNN – Tirana ka triumfuar 4-0 në derbi ndaj Dinamos në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Arena Kombëtare”, të vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. Sa i përket ndeshjes, Tirana e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 falë një autgoli të Sidibesë. Në të dytën Redon Xhixha realizoi një dygolësh në 5 minuta. Ndërsa për të plotësuar fitoren mendoi Hoti, i cili realizoi në minutën e 82-të.
Ndërkohë, me këtë fitore, Tirana “blindon” kreun me 20 pikë, plot 6 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Kukësi. Përkundër asaj humbjeje 0-2 në ndeshjen e parë të turit të 16-shes së Kupës së Shqipërisë, Tirana ishte papërmbajtshme në derbin e dytë sezonal. Kundër Dinamos, bardheblutë veshën petkun e pretendentes së këtij sezoni, duke mposhtur rivalen kryeqytetase në një ndeshje pa histori.
Në mbrëmjen më pozitive të Xhixhës dhe Seferit, skuadra e trajnerit Orges Shehi ia doli në pjesën e dytë për të vulosur suksesin më të thellë të sezonit në kampionat me 4 gola që reflektojnë momentin super të bardhebluve. Një fitore që e ngjit Tiranën në kuotën 20 pikëve ndërsa zhyt Dinamon në një minikrizë që mund të paralajmërojë furtunë në kampin blu sepse sot “Nëndetësja” numëron vetëm 9 pikë në 8 javë.