AlbanianSport.com 20.02.2017 19:05
ASNN – “Tirana Olimpik Park”, është drejt përfundimit. Pjesa e parë e projektit që përfshin ndërtimin e pallatit të sportit dhe godinës së administratës, ku do të akomodohen federatat e shumësportëshit, janë thuajse të përfunduara. Sipas Drejtorit të Agjencisë së Shërbimit të Sportit, Bledar Doçi, të gjitha punimet janë kryer sipas projektit dhe me një cilësi tepër të lartë.
Një nga projektet madhore në shërbim të sportit në vend,”Tirana Olimpik park”, është drejt përfundimit. Pallati i sportit, ka përfunduar në tërësi, ndërsa janë për t’u vendosur koshat e basketbollit dhe shtyllat e rrjetës së volejbollit. Drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sportit, Bledar Doçi, për Televizionin Shqipar tregon se çdo gjë është ndërtuar sipas projektit.
Ndërsa është në përfundim e sipër edhe godina ku do të akomodohen federatat e shumësportëshit. Pallati i sportit do të mbajë rreth 1,300 spektatorë. Në të do të luhen ndeshjet e volejbollit, basketbollit, hendbollit dhe futbollit të sallës.