AlbanianSport.com 17.09.2016 17:30
ASNN – Kur ka kaluar rreth një vit nga fillimi i punimeve për ndërtimin e kompleksit sportiv, “Tirana Olimpik Park”, dy godinat kryesore, të planifikuara për fazën e parë të punimeve, janë në përfundim e sipër. Bëhet fjalë për pallatin e sportit dhe godinën ku do të vendosen të gjitha federatat e shumësportëshit.
Në fazën e dytë do te ndërtohet pishina e mbyllur, pista e atletikës, fushat e futbollit e objekteve të tjera sportive. Kështu, “Tirana Olimpik Park” ka filluar të marrë formë tanimë. Dy ndërtesat e para, pallati i sportit dhe godina ku do të akomodohen të gjitha federatat e shumësportit janë në përfundim e sipër.
Drejtori i Agjencisë së Sportit, Bledar Doçi tregon për Televizionin Shqiptar ecurinë e punimeve, por jep edhe lajmin e mirë se këto dy ndërtesa do të përfundojnë përpara afatit. Në fazën e dytë të punimeve, sipas projektit, do të fillojë ndërtimi i pishinës së mbyllur, pistës së atletikës, fushave të futbollit, etj.
Në godinën ku do të akomodohen federatat e shumësportëshit, do të instalohen edhe laboratorët e kontrollit antidoping.