(Video) Tirana mundet në miqësoren e 3-të, 1-2 me polakët e Korona Kielces

Share Button

AlbanianSport.com 15/01/2020 16:00

ASNN – Bardheblutë shënojnë të parët, por përmbysen në pjesën e dytë nga Korona Kielce. Pas fitores minimale të arritur pak ditë më parë përballë Mezokovezdit dhe asaj humbjeje në miqësoren e parë, 1-2, përballë vendasve të Alaniasporit, Tirana ka zhvilluar të mërkurën miqësoren e 3-të në Turqi. Bardheblutë janë mundur 1-2 përballë polakëve të Korona Kielces, në takimin e zhvilluar në Antalia. Tirana ka pësuar humbjen e dytë në këto 3 ndeshje miqësore të deritanishme, duke u mundur 1-2 përballë polakëve të Korona Kielces, në takimin e zhvilluar të mërkurën në Antalia.

Kjo humbje vjen pas fitores minimale të arritur pak ditë më parë përballë Mezokovezdit dhe asaj humbjeje në miqësoren e parë, 1-2, përballë vendasve të Alaniasporit. Trajneri Emanuel Egbo e nisi takimin me 11-shen e përbërë nga Lika në portë e më pas Doka, Vangjeli, Muca dhe Ismajlgeci në mbrojtje, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa dhe Kobina në mesfushë dhe N’Go i vetëm si sulmues i deklaruar. Nga ana tjetër, trajneri polak, Miroslav Smila aktivizioi një 11-she të përbërë kryesisht nga lojtarë të rinj dhe nga blerjet e reja të ardhur në këtë merkato janari.

Pjesa e parë ka nisur më mirë për bardheblutë, që, pas vetëm 4 minutash lojë, gjetën rrugën e rrjetës me anë të Agustin Torrasës. Argjentinasi ktheu në rrjetë një harkim brenda zone të ganezit Uinful Kobina. Tirana vijoi ta mbizotërojë lojën në vijim dhe Elton Kale shpërdoroi një rast të mirë për shënim, ndërsa në anën tjetër, polakët rrezikuan vetëm në një rast, Gregorzh Szimusik nuk e gjeti kuadratin e Likës. Pjesa e dytë do të shohë në fushë 11-shen e parë të skuadrës polake dhe pas dy minutash lojë, Korona do të barazojë shifrat në 1-1.

Gardavski pasoi zgjuarsisht për Pacindën dhe sllovaku e përcolli topin në rrjetë. Vetëm pak minuta më pas, Pacinda pasoi për Gjuranoviçin dhe malazezi nuk gaboi pas një goditjeje me kokë, duke mposhtur gardianin e portës bardheblu. Ndonëse Majkëll N’Goja rrezikoi të barazonte shifrat për Tiranën, por u ndal nga portieri Osobiński, polakët vijuan ta shtyjnë ekipin bardheblu në gjysmëfushën e vet dhe e ruajtën deri në fund fitoren me rezultatin 2-1.

Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë:

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh