AlbanianSport.com 17/10/2021 21:55
ASNN – Pas ndeshjes së 3-të, të luajtur pasdite dhe ku Partizani dhe Kukësi kanë shënuar nga një gol e kanë ndarë nga një pikë secila, në mbrëmje është luajtur në Durrës edhe takimi i 4-të i javës së 5-të dhe Tirana mund ka mundur Teutën dhe ka rrëmbyer vendin e parë në renditjes. Bardheblutë i kanë mundur me përmbysje spektakolare durrsakët dhe, në Stadiumin “Elbasan Arena”, kryeqytetasit e kanë nisur sfidën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar pa u mbyllur minuta e parë me anë të Xhixhës.
Disa raste të humbura të bardhebluve, ndërsa Teuta arrin të gjejë golin e barazimit në minutën 16-të. Një goditje dënimi e ekzekutuar nga Kallaku është shfrytëzuar nga Ivanoviç, që ka goditur saktësisht me kokë, 1-1, që është dhe rezultati i pjesës së parë. Në fillimin e pjesës së dytë, kampionët në fuqi përmbysin gjithçka pas një autogoli të Najdovskit. Por epërsia e durrsakëve ka zgjatur vetëm dy minuta, pasi Totre, duke përfituar nga një hezitim i mbrojtjes kundërshtare, ka shënuar dhe ka rikthyer barazpeshën në shifra, 2-2.
Fati i sfidës vendoset në minutën e 64-ët teksa Limaj ka ekzekutuar saktësisht një goditje dënimi, duke sigluar rezultatin përfundimtarë 3-2. Një fitore e rëndësishme për bardheblutë, të cilët arrijnë vendin e parë dhe shkojnë të qetë në derbin me Partizanin, javën e ardhshme. Takimi i fundit i javës së 5-të të Kategorisë Superiore do të luhet të hënën në mbrëmje, në Shkodër, aty ku Vllaznia përballet me Dinamon, në duelin e dy skuadrave të tjera që, së bashku me Tiranën, nuk e njohin humbjen.