AlbanianSport.com 24/01/2019 15:45
ASNN – Trajneri i Teutës, me sytë nga sfida e parë e fazës së 3-të të Superiores me vlonjatët. Teuta ka hedhur një hap të sigurt përpara drejt vendit në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke marrë një fitore 3-1 në Lushnjë ndaj skuadrës vendase.
Por për trajnerin Bledi Shkëmbi, misioni nuk është përmbushur ende. Për korçarin e stolit të durrsakëve, Lushnja ishte një bankoprovë e morë për ndeshjen e parë të fazë së 3-të me Flamurtarin.
Teksa është në rrugë të mbarë për vendin në çerekfinale të Kupës, Teuta e nis sezonin e ri të Superiores në vendin e 3-të të renditjes, me 33 pikë, 4 më pak sesa Partizani kryesues.