AlbanianSport.com 03/02/2024 23:05
ASNN – Teuta vë përpara Skënderbeun, durrsakët triumfojnë me “tris” në shtëpi ndaj korçarëve. Gjithçka vendoset në pjesën e parë, skuadra e Edi Martinit mund me 3 gola korçarët dhe rihap luftën për mbijetesë. Kështu, Teuta ka fituar 3-0 në Stadiumin “Niko Dovana” përballë Skënderbeut, në sfidën tjetër të javës së 22-të të Kategorisë Superiore, që u luajt në mbrëmje.
Teuta ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme për misionin e tyre për të dalë nga zona e rrezikut dhe, të 3 golat erdhën që në pjesën e parë, ku dy prej tyre ishin tepër të shpejtë. I pari që shënoi ishte Daci në minutën e 18-të, ndërsa Peposhi shënoi në të 42-tën me anë të 11 metërshit. Pa mbaruar ende pjesa e parë, Daci trefishoi shifrat në minutën e dytë shtesë, duke firmosur kështu dygolëshin e tij personal në këtë takim.
Me këtë fitore, Teuta renditet në vendin e parafundit me 21 pikë, 4 më pak se zona e shpëtimit, ndërsa Skënderbeu në vendin e shtatë me 25 pikë. Në fakt, ishin durrsakët që e mbizotëruan pjesën e parë të takimit, me korçarët që nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm. Goli i parë erdhi me Dacin, që shënoi në minutën e 18-të, teksa në fundin e pjesës së parë ishte Peposhi me një 11-metërsh të saktë dhe, sërish Daci, për të thelluar rezultatin.
Pjesa e dytë ishte e fjetur, me të dyja skuadrat që nuk patën raste të pastra për të shënuar. Kështu Teuta largohet nga vendi i parafundit me 21 pikë, duke synuar të nisë më në fund ngjitjen e shumëdëshiruar, ndërsa Skënderbeu “rrëshket” në vendin e 7-të me 25 pikë, duke u rihapur dhe njëherë lufta për mbijetesë në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë Superiore.