AlbanianSport.com 03/08/2020 21:40
ASNN – Durrsakët arkivojnë për herë të 4-t në histori trofeun e dytë të futbollit në vend. Janë dashur plot 15 vjet pritje, për t’u rikthyer në një trofe, por ai nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të përshtatshme. Teuta ka fituar të dielën Kupën e Shqipërisë, për herë të 4-t në histori, duke e arritur këtë sukses pikërisht në jubileun e 100-vjetorit të themelimit të klubit.
Kjo u bë e mundur falë fitores 2-0 që skuadra e trajnerit Edi Martini arriti në Stadiumin “Arena Kombëtare” në finalen përballë Tiranës, që sidoqoftë e kurorëzoi 100-vjetorin e themelimit të saj me titullin “kampion”, të 25-tin në histori. Në fakt, për të ardhur në këtë sezon, durrsakët kanë pritur që nga pranvera e vitit 2005, kur në pasditen e 11 majit arritën të mundnin në finale Tiranën.
Nuk ishte aspak një triumf i lehtë, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyllën me rrjeta të paprekura dhe gjithçka iu drejtua goditjeve nga pika e bardhë e 11-metërshve. Aty kur, në goditjen e 5-të, që mund të ishte vendimtare, Fjodor Xhafa i Tiranës nuk arriti të shfrytëzonte gabimin e kushëririt të tij, Daniel Xhafës, që ishte i vetmi që gaboi për durrsakët.
Një tjetër bardheblu, Hajdari, gaboi në raundin e 7-të të goditjeve, duke i dhënë kështu Teutës fitoren dhe trofeun e 3-të të Kupës së Shqipërisë. Dy trofetë e parë edhe në 10-vjeçarin e fundit të mijëvjeçarit të shkuar, aty ku në sezonin 1999-2000 trimfoi gjithashtu nga pika e bardhë ndaj Lushnjës, ndërsa në sezonin 1994-1995, i shtoi titullit të vetëm “kampion”, të fituar një vit më herët, edhe Kupën e Shqipërisë, duke mundur Tiranën po pas lotarisë së 11-metërshve.