(Video) Tahiraj, Shqipëria rrezikon të humbasë një talent, Sllovenia, gati

Share Button

AlbanianSport.com 26/12/2018 18:05

ASNN – 22-vjeçari Françesko Tahiraj, që u zhvendos para 4 vitesh nga Torino në Slloveni, ka ardhur duke e rritur çdo sezon paraqitjen e tij. Dhe në sezonin e 4-t në futbollin slloven, ai ka shpërthyer tanimë, duke u shndërruar në një nga golashënuesit e këtij kampionati. Por Shqipëria rrezikon të humbasë këtë talent të futbollit, nëse nuk veprohet shpejt, pasi Sllovenia po përgatitet t’i ofrojë nënshtetësinë dhe fanellën e përfaqësueses.

Françesko Tahiraj, vlonjati që ka dalë nga shkolla e futbollit të Juventusit, po shkëlqen gjithnjë e më tepër në nivelin më të lartë të kampionatit të futbollit në Slloveni. 22-vjeçari, që u zhvendos para 4 vitesh nga Torino në vendin ballkanik, ka ardhur duke e rritur çdo sezon paraqitjen e tij. Dhe në sezonin e 4-t në futbollin slloven, dhe të 3-tin me skuadrën e Aluminijit, ai ka shpërthyer tanimë, duke u shndërruar në një nga golashënuesit e këtij kampionati.

Nëse në sezonin e tij të parë, kur luante me skuadrën e Zavrçit, ai luajti 20 ndeshje, nga të cilat 14 si titullar dhe 6 si zëvendësues, shënoi dy gola, e në të dytin, të parin e tij tek Aluminij, ku luajti 25 ndeshje, nga të cilat 14 si titullar dhe 11 si zëvendësues, shënoi gjithashtu 2 gola, në dy sezonet e tjerë, futbollisti i talentuar ka njohur rritje. Në sezonin e tij të 3-të, ai luajti 29 ndeshje, nga të cilat 24 si titullar dhe 5 si zëvendësues, duke shënuar 5 gola.

Ndërsa në sezonin e 4-t, atë aktual, shqiptari ka qenë i papërmbajtshëm, duke u aktivizuar si titullar në 17 nga 18 ndeshjet që skuadra e tij ka luajtur në këto 19 javë kampionat. Ai ka shënuar 9 gola, duke qenë midis shënuesve më të mirë të kampionatit slloven. Ndonëse në Shqipëri pak është folur për të, që nga viti 2012 ku ai u aktivizua me Kombëtaren e Nën-17-vjeçarëve, që humbi minimalisht në Hungarinë dhe Italinë, ndërsa fitoi 6-0 me Luksemburgun, në Slloveni ai është vendosur në qendër të vëmendjes.

Dhe tanimë mediat e Ljubljanës raportojnë se atij po përgatitet t’i bëhet një ofertë për të veshur fanellën e përfaqësueses së atij vendi. Në fakt, në takimet e zhvilluara së fundmi nga Tahiraj, i pranishëm ka qenë edhe një nga figurat e futbollit slloven, Igor Benedijçiç, i cili ka shërbyer si trajner kujdestar i përfaqësueses sllovene në dy ndeshje gjatë 2018-ës. Duket se ai ia ka sugjeruar emrin e shqiptar pasardhësit të tij, trajnerit të rikthyer të Sllovenisë, Matjazh Kekut.

Mediat vendase kanë spekuluar se, teksa kërkohet të jesh rezident për 5 vite për të marrë nënshtetësinë, Françesko Tahiraj ka 4 vite që jeton dhe luan në Slloveni. Kësisoj, edhe me një procedurë të përshpejtuar, atij mund t’i ofrohet nënshtetësia sllovene dhe, bashkë me të, edhe vendi në përfaqësuese. Kjo do të ishte padyshim një humbje për Shqipërinë, e cila kohët e fundit është përballur me një mungesë lojtarësh që shënojnë gol në Kombëtare.

E për më tepër, Françesko Tahiraj është vetëm 22 vjeç dhe shumë më tepër pritet prej tij, teksa, duke iu referuar medieve sllovene, është e sigurt që ai do të ndërrojë klub në merkaton e janarit, duke u zhvendosur në një skuadër më të madhe evropiane.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh