Gjergj Vyshka 07.05.2017 07:55
“Top Tirana Open” në vitin e 6-të të tij, jo vetëm që ka zyrtarizuar fituesit, por është mbyllur me sukses të plotë. Edhe pse pa prezencën e drejtuesve të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, apo dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, por vetëm me përkrahjen e Bashkisë së Tiranë, si dhe të kompanive që sponsorizuan veprimtarinë (Spring, Kapri Shpk, Dent Europe, Albaniansport.net, lotosport, sprint.al, albaskela), Kapri si organizator është përsëri i kënaqur.
Në katër kategori moshash, që ishin fëmijë, paratërinj, të rinj dhe të rritur, kanë marrë pjesë 40 ekipe, që sollën në tapet 330 sportistë. Nga Shqipëria kanë konkurruar “Top Gym Sport”, Vllaznia, Tirana, “Dyrrah”, Elbasani, “Shqiponja”, Korabi, Studenti, “Elite Sport Akademi”. E, më pas, kanë ardhur dhe nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Kroacia, Bullgaria e Serbia.
40 ekipe pjesëmarrëse jo vetëm nga vendet shqipfolëse, por dhe shtete të ndryshme, kanë sjellë në tapet 330 sportistë në katër kategori. Përgjithësisht një veprimtari cilësore, me gjyqtari ndërkombëtare, por jo vetëm kaq, por dhe matës elektronik për rezultate. E nën vëzhgimin dhe të forcave të sigurisë, aktiviteti, që ka pushtuar sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” për më shumë se 11 orë, ka përfunduar me sukses.