AlbanianSport.com 23.01.2017 10:25
ASNN – Taekuondoja shqiptare ka arritur ditët e fundit një sukses ndërkombëtar, pasi sportisti i ri, Egert Aliu, ka marrë medaljen e bronztë në Turneu e Madh të Gjermanisë në këtë disiplinë të arteve marciale.
Sportisti, i cili militon në radhët e Klubit të Taekuondosë së Tiranës, që drejtohet nga trajnerja Arjola Zhegu, ka fituar 3 nga 4 takimet që ka zhvilluar në turneun “German Open”, duke triumfuar në fund në duelin për medaljen e bronztë.
Në këtë turne gjerman, që njihet si i nivelit “G1”, pra, i njohur ndërkombëtarisht, morën pjesë 963 sportistë që përfaqësonin 41 shtete te ndryshme të botës. Në kategorinë e peshës trupore deri në 63kg, ku garonin 41 konkurrentë, Aliu arriti të renditej i treti.