AlbanianSport.com 20/09/2019 16:10
ASNN – Flasin organizatorët Leo Kapri dhe Endrit Hoxha, garat, të shtunën dhe të dielën në “Feti Borova”. Përgjatë dy ditëve të fundjavës do të mbahet në Tiranë Turneu i parë Ndërkombëtar i Hapur i Taekuondosë, “Albanian G1 Open”, i cili, sipas bashkëorganizatorit Endrit Hoxha, përfaqëson një gur kilometrik në mbarë sportin shqiptar.
Ndërsa bashkëorganizatori tjetër, Leo Kapri, ka vlerësuar, gjatë bisedës në emisionin e së premtes “Mirëmëngjes Shqipëri” në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, masivitetin dhe gjeografinë e këtij turneu botëror. Turneu i parë Ndërkombëtar i Hapur i Taekuondosë, “Albanian G1 Open” nis të shtunën në mëngjes me garat, për të vijuar në ora 15:00 me ceremoninë e hapjes dhe për t’u mbyllur të dielën në ora 18:00.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.