AlbanianSport.com 19.09.2016 12:30
ASNN – Një episod interesant ka ndodhur pikërisht në Stadiumin me emrin më të përshtatshëm, “Friends Arena, apo shqip, “Arena e Miqve” të kryeqytetit të Suedisë, Stokholmit. Tifozëve që erdhën në këtë stadium për të ndjekur ndeshjen midis AIK-ut vendas dhe Gefles, të nivelit më të lartë të Kampionatit Suedez të Futbollit, iu ofrua një surprizë.
Në daljen në fushë, fëmijët ishin zëvendësuar nga tifozët më të moshuar të të dyja skuadrave. Zakonisht ndodh kështu, pra futbollistët dalin në fushë të shoqëruar nga fëmijët. Ndërkohë, në Holandë, për Shën Valentin, ka ndodhur kështu, pra futbollistët janë shoqëruar nga modele të veshjeve intimet.
Megjithatë, kështu nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Ka ndodhur pikërisht në Stadiumin me emrin më të përshtatshëm, “Friends Arena, apo shqip, “Arena e Miqve” të kryeqytetit të Suedisë, Stokholmit. Tifozëve që erdhën në këtë stadium për të ndjekur ndeshjen AIK Stokholm-Gefle IF të nivelit më të lartë të Kampionatit Suedez të Futbollit, iu ofrua një surprizë.
Në daljen e skuadrave në fushë, fëmijët ishin zëvendësuar nga tifozët më të vjetër të AIK-uit. Në krye të tyre ishte një figurë e njohur e futbollit kontinental dhe atij botëror, ish-presidenti i UEFA-s, Lenart Johanson. Kjo surprizë ishte pjesë e fushatës së klubit kryeqytetas të AIK-ut për të tërhequr brezin e humbur të tifozëve.