ASNN – Dy futbollistët e Barcelonës, Lionel Mesi dhe Luis Suarez, janë përballur në një emision televiziv japonez me sfidën e pazakontë të goditjes së një pajisjeje të vogël fluturuese, të telekomanduar nga një profesionist i kësaj fushe.
Argjentinasi dhe uruguajani kanë patur 60 sekonda në dispozicion dhe, teksa gjithçka dukej e pashpresë, është Suarezi ai që i shpëton nderin shokut të tij të skuadrës. Zakonisht, jemi mësuar që skema të jetë e tillë.
Pra, Mesi është ai që bën gjithçka dhe Suarez finalizon. Por, në një emision televiziv japonez ka ndodhur e kundërta. Dy futbollistët e Barcelonës, janë përballur me sfidën e pazakontë të goditjes së një pajisjeje të vogël fluturuese, të telekomanduar nga një profesionist i kësaj fushe.
Argjentinasi dhe uruguajani kanë patur 60 sekonda në dispozicion dhe, teksa gjithçka dukej e pashpresë, është Suarezi ai që i shpëton nderin shokut të tij të skuadrës.
Suarezi e ka goditur fluturakun teksa kanë mbetur edhe 7 sekonda kohë, duke e fituar sfidën. Mbase kjo do të shërbejë edhe si pikënisje për lindjen e një sporti të ri të së ardhmes, të quajtur “fluturboll”.