AlbanianSport.com 19/05/2020 17:55
ASNN – Parashikim i zymtë financiar për të ardhurat nga sponsorizimet dhe marketingu. Të ardhurat e sportit nga sponsorizimet dhe marketingu në shkallë globale pritet të bien me 37 %, apo thënë ndryshe me 15.5 miliardë €. Sipas një përllogaritjeje të një kompanie të profilizuar në të dhënat dhe analizat financiare, parashikohet që të të ardhurat nga drejtat e sponsorizimit dhe marketingut, do të zbresin nga 42 miliardë Euro që ishin vitin e shkuar, në 26.5 miliardë në 2020-ën.
Kjo rënie vjen padyshim për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së “Covid-19”. Një parashikim i tillë vjen si pasojë e një uljeje me 45 % të shpenzimeve të kompanive financiare për reklama dhe marketing, që pritet të kontribuojnë një shumë prej 6.3 miliardë eurosh për këtë vit. Sipas kompanisë në fjalë, shërbimet financiare kanë qenë investori më i madh sa i përket sponsorimit në sport gjatë vitit 2019, me 11.5 miliardë Euro, ose thënë ndryshe më tepër se ¼ e shumës së përgjithshme.
Ndërkohë, një rënie me 55 % pritet të jetë ajo e të ardhurave të sponsorizimeve nga sektori i prodhimit të automobilave, nga 5.4 miliardë Euro, në 2.7 miliardë. Ky sektor ishte edhe kontribuuesi i dytë më i madh i sponsorizimit të sportit për 2019-ën. Sipas kompanisë në fjalë, epidemia e “Covid-19” ka bërë që shumica e marrëveshjeve të reja të sponsorizimit të mbeten pezull, ndërsa ato ekzistuese që mund të ndërpriten për shkak të shkurtimeve apo edhe falimentimeve të kompanive.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: