(Video) Spanja dorëzohet, “njeh” Kosovën e sportit, por beteja vazhdon

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2018 15:00

ASNN – Kosova është tashmë një realitet i prekshëm gjeopolitik dhe, në një mënyrë apo një tjetër, po rrëzon edhe barrierat e fundit të njohjes së saj. Natyrisht, që sporti ka qenë në pararojë dhe së fundmi ka ardhur edhe një lajm shumë i mirë për sportin e Kosovës sapo ka ardhur nga Spanja. Qeveria e këtij vendi ka marrë vendim që tani e tutje të mos e përziejë politikën në sport.

Ajo është dorëzuar para kërcënimit të vazhdueshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që nëse nuk garanton se do të lejojnë sportistët e Kosovës të garojnë të barabartë me shtetet tjera në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e këtij vendi, nuk do t’i japin Spanjës të drejtën e organizimit të asnjë veprimtarie ndërkombëtare.

Menjëherë gjatë ditës së mërkurë është mbledhur Qeveria e Spanjës, e cila ka vendosur që tani e tutje krahas pjesëmarrjes në gara të sportistëve të Kosovës, t’u lejojë atyre të garojnë edhe me flamurin dhe himnin e vet. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Spanjës me shpresën se një vendim i tillë do të merret edhe nga vendet tjera të cilat nuk e njohin Kosovën.

Javën e kaluar, pikërisht Qeveria e Spanjës vendosi të mos lejojë karateistët të garojnë me flamurin dhe himnin e Kosovës në kampionatin botëror të organizuar në Madrid, duke iu referuar atyre vetëm si KKF (Kosovo Karate Federation). Për këtë moslejim, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ishte gjatë gjithë këtyre ditëve në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e lartë të IOC-së.

Ai është njëkohësisht është duke ushtruar trysni që një zgjidhje emergjente të gjendet edhe për boksieren Donjeta Sadiku, të cilës nuk po i jepet viza nga Qeveria e Indisë, për pjesëmarrje në Botërorin e boksit që nisi të enjten në Nju Delhi. Pavarësisht një presioni të vazhdueshëm, madje edhe nga vetë Komiteti Olimpik i Indisë kundrejt qeverisë së Indisë, gjasat që Sadiku të garojë në këtë Botëror janë të vogla.

Kjo, pasi ajo nuk është përfshirë fare në sport. Mbetet për t’u parë nëse India do të reflektojë ashtu siç bëri Spanja, apo do të përballet me pasojat nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh