AlbanianSport.com 05.03.2017 20:30
ASNN – Ndonëse gara është zhvilluar të shtunën në mbrëmje, ceremonia e shpërndarjes së medaljeve për disiplinën e kërcimit së gjati të Kampionatit Evropian të Atletikës në Salla të Mbyllura, është zhvilluar të shtunën pasdite.
Dhe, për të dytën herë brenda pak ditësh, talenti shqiptar, Izmir Smajlaj, është ngjitur në krye të podiumit, pasi është shpallur kampion i kontintetit, duke kërcyer plot 8 metra e 8 centimetra dhe duke marrë medaljen e artë.
Pasi ishte shpallur pak ditë më parë “kampion” i Ballkanit, Smajlaj ka bërë që në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, të ngrihet lart flamuri kuqezi dhe të këndohet himni kombëtar.