AlbanianSport.com 13/01/2017 13:25
ASNN – Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, do të zhvillohen nga data 9, deri më 27 shkurt dhe do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Një nga dy sportistët e kualifikuar me normë, përveç Erjon Tolës, është edhe Suela Mëhilli.
Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Italia, ku po stërvitet, 23-vjeçarja ka rrëfyer përgatitjet që po bën dhe synimet për Olimpiadën e saj të dytë. Një nga dy sportistët e kualifikuar me normë për Shqipërinë, përveç Erjon Tolës, në Olimpiadën Dimërore “Pjongçeng 2018”, që do të mbahet pas pak javësh në Kore të Jugut, është edhe skiatorja Suela Mëhilli.
Duke folur ekskluzivisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nga Italia, ku po stërvitet, 23-vjeçarja ka rrëfyer mbi formën që po kalon dhe përgatitjet që po bën për këtë veprimtari.Skiatorja që banon në Itali, por garon për ngjyrat kuqezi, merr pjesë për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe, për të, ky është një shans i madh për karrierën e saj.