AlbanianSport.com 22.04.2017 17:15
ASNN – Ka gjithmonë një herë të parë dhe kështu ka ndodhur edhe me një skiator 18-vjeçar nga Zvicra. Gjatë garave të mbajtur ditët e fundit në Itali, Andri Rigeti ka interpretuar me sukses atë që teknikisht është një salto e 5-fishtë, e ndërthurur me një rrotullim të 4-fishtë rreth boshtit të kërcimit.
Jo më kot kjo disiplinë quhen “freestyle skiing”, apo shqip, “ski të lira”, sepse i jep krahë fantazisë njerëzore për të dhuruar spektakël. Kështu ka bërë edhe skiatori zviceran, Andri Rigeti, gjatë garave të mbajtur ditët e fundit në Itali. Ndonëse vetëm 18 vjeç, ai ka interpretuar me sukses atë që teknikisht quhet “quad cork 1800”.
Për ata që nuk e kuptojnë, edhë një salto e 5-fishtë, e ndërthurur me një rrotullim të 4-fishtë rreth boshtit të kërcimit. Megjithatë, vetë kërcimi nuk ka shumë nevojë për koment…