(Video) Skënderbeu, në rrokopujën e 17 ditëve të fundit të pas-Covid-19

Share Button

AlbanianSport.com 29/06/2020 21:40

ASNN – E nisi mirë në rikthim, por gjithçka shkoi për ters dhe tanimë mbetet peng i vendimit nga Zvicra. Pavarsisht një nisjeje të mirë në rikthimin e futbollit shqiptar pas ndërprerjes për shkak të epidemisë së virusit korona, teksa korri dy fitore radhazi, ndaj Partizanit në kryeqytet dhe ndaj Flamurtarit në Vlorë, gjithçka ka marrë rrokopujën për Skënderbeun në vetëm 17 ditët e fundit, teksa në kampionat ka marrë vetëm një pikë në 3 ndeshje, ndërsa është eliminuar edhe në Kupë përballë Bylisit.

Por, për trajnerin Ilir Daja, kjo ishte një krizë e pashmangshme, duke patur parasysh mungesat që vetëm shtohen, siç edhe u vërejt përballë Tiranës të dielën. “Kishim përballë një kundërshtar që jo rastësisht kryeson kampionatin dhe që ka një kontingjent prej të paktën 20 lojtarësh që luajnë si të barabartë në formacionin bazë”, – ka deklaruar 53-vjeçari pas humbjes 1-2 me bardheblutë kryeqytetas. Për kryeqytetasin, fokusi i tij mbetet i pandryshuar deri në fund të sezonit, ku ai uron më të mirën për Skënderbeut.

“Unë jam dhe mbetem trajneri i Skënderbeut deri në fund të këtij sezoni dhe asgjë tjetër nuk më intereson, – ka deklaruar Daja. – Ne kemi punuar deri më tani me shpresën e një vendimi pozitiv nga Gjykata Federale në Zvicër dhe kjo mbetet deri sa të vijë ai vendim. Përveç kësaj, unë nuk jam nga ata trajnerë që kërkojnë vende në stolat e skuadrave të tjera. Unë gjithmonë kam marrë oferta nga skuadra që nuk kanë patur trajner dhe që kanë një projekt serioz. Prandaj, e përsëris edhe një herë, që unë jam e mbetem këtu.”

Megjithatë, përtej deklaratave të trajnerit, gjendja e Skënderbeut është turbulluar mjaft nga pritja në dukje e pafundme e një vendimi nga Zvicra, por edhe nga zërat që e lidhin vetë Dajën dhe disa protagonistë të tjerë të skuadrës korçare me ekipe të tjera, brenda e jashtë Shqipërisë. Dhe, me Kupën tanimë një mundësi të shkuar dëm, korçarët mbeten në valle për një vend në hipotetik në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, por gjithçka mbetet sidoqoftë në kuadrin e një hipoteze.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh