(Video) Skënderbeu & Kukësi ndajnë nga një pikë “të bardhë” në Korçë

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2022 20:25

ASNN – Mbyllet 1-1 në Korçë, gjithçka vendoset nga dy goditje nga pika e bardhë. Takimi i fundit i javës së 26-të të Kategorisë Superiore ishte ai që u luajt në mbrëmje në Korçë midis Skënderbeut dhe Kukësit. Ndeshja ka nisur e qetë, por, pas 8 minuta lojë, lojtarët e skuadrës verilindore pretendojnë për një 11-metërsh, pas një prekjeje të topit me dorë brenda zone nga ana e mbrojtësve korçarë. Pas konsultimit me Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), gjyqtari Meta bën me dorë nga pika e bardhë dhe Taipi nuk gabon, duke e kaluar Kukësin në epërsi.

Gjysmëora në vijim do të shohë Skënderbeun të reagojë dhe të provoja ta godasë portën kundërshtare, ndërsa në krahun tjetër, verilindorët kërkojnë ta godasin kundërshtarin me kundërsulme, apo me goditjet e lira dhe goditjet nga këndi. Në minutën e 32-të, Berisha pretendon për 11-metërsh, por gjyqtari vazhdon lojën, ndërsa një minutë më pas, është i njëjti lojtar që shpërdoron pas një kundërsulmi të shpejtë, duke gjetur trupin e Gligorovit me goditjen e tij. Në minutën e 36-të, pas një goditje nga këndi, topi devijohet me dorë nga Milunoviç.

Por kryesori Meta bën shenjë që loja të vazhdojë mes protestave të Skënderbeut për 11-metërsh. Përtej rastit Milunoviç provon një gjuajtje të fortë në kufijtë e zonës, Rexhepi kontrollon në dy kohë në minutën e 44-t, pjesa e parë në Korçë mbyllet me epërsinë minimale të Kukësit. Ajo e dyta nis më mirë për korçarët dhe, në minutën e 50-të, Pëllumbi ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Pusit në zonë dhe për Metën nuk ka dyshime që është 11-metërsh, duke bërë shenjë nga pika e bardhë. Godet Zguro dhe barazon shifrat në 1-1.

Shtatë minuta më pas vjen një mundësi e volitshme për Skënderbeun që të kalojë në epërsi, kur, pas një harkimi në zonë, topi shkon majtas te Zhan Viktor i cili lëshon një diagonale tokazi, por nuk gjen portën e Tafasit. Gjysmëora e mbetur do të karakterizohet nga loja e hapur, me të dyja skuadrat që e kërkojnë golin e fitores dhe Berisha rrezikon për Skënderbeun në minutën e 63-të, kurse Shqiprim Taipi ndalet nga shtylla e djathtë pingule e portës korçare në minutën e 72-të.

Përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave, teksa Skënderbeu shpërdoron edhe shansin për të gjetur golin e fitores me Vrapin, që godet jashtë kuadratit nga fare afër, mbyllet në barazim 1-1 kjo ndeshje dhe të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh