(Video) Shqipëria “hakmerret” në “tokën e shenjtë” ndaj hebrenjve, i mund 3-0

Share Button

AlbanianSport.com 12.06.2017 07:55

ASNN – Kombëtarja kuqezi ka korrur fitoren e 3-të në 6 ndeshjet e deritanishme të Grupit G të Eliminatoreve të Botërorit 2018, duke triumfuar në Izrael ndaj përfaqësueses vendase me shifrat 3-0.  Takimi i zhvilluar në Haifa dhe i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në një transmetim maratonë, ka patur emrin e Armando Sadikut, sulmuesit që ka shënuar dy prej golave.

Shqipëria është rikthyer tek fitorja pas mëse 9 muajsh dhe një vazhde prej 5 humbjesh radhazi, duke shtangur Izraelin në fushën e vet me rezultatin 3-0 dhe duke u hakmarrë kështu për atë humbje me të njëjtat shifra që kuqezinjtë patën pësuar në ndeshjen e parë në Elbasan. Për më tepër, me fitoren e sotme, Shqipëria ka marrë vendin e 3-të në grup, me 9 pikë, po aq ka edhe edhe Izraeli, që, për çështje golaverazhi zbret një shkallë më poshtë në renditje.

Në fakt, takimi i zhvilluar në Haifa dhe i sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në një transmetim maratonë, ka patur emrin e Armando Sadikut, sulmuesit që ka hyrë tashmë në histori si shënuesi i golit të vetëm të Shqipërisë në një Evropian. Futbollisti që e mbylli sezonin në kampionatin zviceran, ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase, duke finalizuar me sukses në minutën e 22-të dhe duke kaluar kuqezinjtë në epërsi.

Shqipëria do të administrojë epërsi dhe do ta dyfishojë atë dy minuta para fundit, kur është sërish Sadiku që shënon nga një largësi pak më e madhe, duke thyer për herë të dytë portierin vendas. Me epërsinë dygolëshe do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të sjellin edhe një gol tjetër kuqezi, këtë radhë me autor Ledian Memushajn, i cili finalizon me sukses në minutën e 70-të. Izraeli përpiqet, por edhe atëherë gjen Strakoshën e ri në formë të shkëlqyer dhe në fund, Shqipëria fiton 3-0 dhe rikthen shpresën.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh