(Video) Shpresat / Selmani & Doka rrëfejnë përgatitjet dhe Bushin si trajner

Share Button

AlbanianSport.com 08/10/2018 11:40

ASNN – Në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit, Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve do të përballet me bashkëmoshatarët spanjollë në mbrëmjen e 11 tetorit në Stadiumin “Elbasan Arena”, për t’i mbyllur ato vizitën që do t’i bëjnë 5 ditë më pas Estonisë. Dhe të hënën kanë dalë në një konferencë për shtyp dy futbollistët Gentian Selmani dhe Albi Doka.

Vetëm 24 orë më parë ishin kundërshtarë në fushën e blertë teksa Laçi i Gentian Selmanit mundi në kryeqytet Tiranën e Albi Dokës, ndërsa të hënën në mëngjes, të dy ishin në konferencën për shtyp si lojtarë të Kombëtares së Nën-21-vjeçarëve. Sfida e parë e Shpresave kuqezi është ajo me Spanjën dhe dy futbollistët veçojnë faktin se luhet pa presion.

“Edhe pse jemi jashtë objektivit për kualifikim tashmë, vlerësojmë maksimalisht këto dy ndeshje, – ka pohuar Selmani. – Jemi një skuadër që gjatë ndeshjeve në grup kemi dhuruar emocione, por në momente të ndryshme na ka munguar edhe përqendrimi deri në fund të ndeshjes për të arritur në rezultatin pozitiv. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë pa këtë drojë.”

“Do të futemi duke dhënë 200 % të mundësive tona, pse jo për të arritur edhe një rezultat pozitiv”, – ka shtuar portieri i Laçit. Ndërsa Doka tha: “Përballë në këto dy ndeshje të fundit kemi Spanjën dhe Estoninë. Nisim me një kundërshtar shumë të fortë, por futemi në fushë pa frikë. Tashmë potencialet e një skuadre si Spanja njihen, por ne do të bëjmë më të mirën tone, duke dhënë më shumë se maksimumin në fushë.”

“Kërkojmë që të bëjmë një mbyllje sa më pozitive të këto Eliminatore, – vijoi futbollisti bardheblu. – Mendoj se kemi bërë ndeshje të mira dhe mbase me pak kujdes mund të kishim më shumë pikë tani, por jemi ndëshkuar nga gabimet tona. Sidoqoftë kemi bërë lojën tonë dhe kemi pasur shanset tona. Edhe me Spanjën e Estoninë do të japim më të mirën tonë.”

Teksa këto eliminatore u afrohen fundit, futbollistët kanë zbuluar edhe se çfarë do të thotë të punosh me Alban Bushin si trajner, duke thënë ai mund të ketë qenë një futbollist impulsiv, por si trajner, kërkon disiplinë nga skuadra. Kombëtarja e Nën-21-vjeçarëve do të përballet me bashkëmoshatarët spanjollë në mbrëmjen e 11 tetorit në Stadiumin “Selma Stërmasi”, për ta mbyllur me vizitën që do t’i bëjnë 5 ditë më pas Estonisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh