(Video) Shpresat / Bushi: Muçi, një “xhol” kuqezi, Bajrami, për të ardhmen

Share Button

AlbanianSport.com 05/11/2021 19:25

ASNN – Trajneri i Kombëtares shqiptare të Nën-21-vjeçarëve në futboll, Alban Bushi, komentoi çështjen “Ernest Muçi” si dhe afrimin e Adrian Bajramit nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) te Shqipëria. “Muçi është në listën tonë dhe do jetë me ne, – ka thënë ai. – Nëse ka dëmtime apo mungesa të rëndësishme tek ekipi i të rriturve, atëherë Reja merr lojtarë te ne. Nuk kemi sulmues alternativë, pasi sulmuesit kanë qenë problemi kryesor te ne këtë edicion. 4 sulmuesit që ne kemi pasur në plan siç janë Tuci, Bullari, Çuni dhe Gjata nuk janë prej fillimit të sezonit dhe kemi improvizuar.

“Karricën e futëm si sulmues që është mesfushor, – ka vijuar ish-futbollisti i njohur. – Sulmues të vetëm kemi Muçin dhe do të jetë problem nëse nuk do të jetë, por ai do të jetë me ne.” Më tej, Bushi ka folur edhe për afrimin e Bajramit, duke thënë: “Adrian Bajrami është një lojtar i rëndësishëm, si për Nën-21-vjeçarët, ashtu edhe për Kombëtaren e të rrirutve në të ardhmen, është vetëm i datëlindjes 2002. Ka qenë një punë mjaft e mirë e bërë nga Federata e Futbollit për ta afruar këtë lojtar me Shqipërinë, pasi ka pasur tentative edhe nga Zvicra. I uroj mirëseardhjen dhe i uroj suksese me ekipin shqiptar.”

Trajneri kuqezi është pyetur edhe për aftësinë e tij për të nuhatur sulmuesit. “Normalisht një sulmues e dalloj më lehtë, – është përgjigjur ai. – Shqiptarët duan t’i bëjnë fëmijët sulmues sepse shohin Mesin dhe Ronaldon. Kemi pas mbrojtës, vetëm Pëllumbin dhe Selmanin. Alternativat e tyre janë moshë e vogël. Brojën e kam parë që do bëhet lojtar i madhe vetëm me një lëvizje te Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve, kur ishte Nevil Dede trajner.” Më tej, Bushi ka folur edhe për ndryshimet në listën e lojtarëve, duke pohuar: “Normalisht lëvizjet në listë ndikojnë negativisht, por ne kemi bërë mirë edhe me lojtarët që kemi pasur”.

“Prandaj është edhe ekip kombëtar dhe ne mundohemi të afrojmë sa më shumë lojtarë, – ka vijuar ai. – Kemi shumë lojtarë të vitlindjes 2002 dhe janë edhe për sezonin e ardhshëm me Shpresat. Alternativat janë të shumta. Nuk është se kemi pasur probleme, pasi jemi paraqitur mirë kohët e fundit me ekipin kombëtar dhe jam i gëzuar. Lojtarët na kanë ndjekur, kanë sakrifikuar dhe kanë bërë maksimumin pavarësisht se kundërshtari ka qenë i një niveli më të lartë se ne. Por gjithmonë them që jemi Shqipëria, një ekip modest, i vogël duhet të japim 200% për të mundur ekipe si Sllovenia dhe Republika Çeke.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh