(Video) Shpresat barazojnë 1-1 në miqësoren e parë ndaj Moldavisë

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:40

ASNN – Shqipëria e Nën-21 barazoi me rezultatin 1-1 ndeshjen e parë miqësore ndaj Moldavisë. Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Vorës, ishte sulmuesi Ermir Rashica ai i cili realizoi golin e vetëm për kuqezinjtë. Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Sina në portë e më pas Kacurri, Selimaj, Fikaj, Çipi, Kote, Gudjufi, Tresa, Rashica, Tahiri dhe Alij.

Kuqezinjtë e nisën mirë lojën, duke kaluar në epërsi që në minutën e 10-të me Rashicën, i cili fiton një 11-metërsh dhe e ekzekuton saktë, duke i çuar shifrat në 1-0 për Shqipërinë. Minutat kalojnë dhe të dyja skuadrat kontrollojnë mirë topin. Shqipëria i afrohet golit fillimisht me Gudjufin në minutën e 24-t dhe më pas me Kcurrin, i cili pas goditjes së këndit, gjuan me kokë por topi përfundon jashtë.

Pak minuta më vonë, kuqezinjtë humbin sërish mundësinë të dyfishojnë shifrat, me Rashicën fillimisht, topi i të cilit përfundon jashtë e më pas Gudjufi. Ky i fundjt pati dy raste të arta, por portieri kundërshtar tregohet në të dyja rastet i saktë. Pjesa e dytë nis me zëvendësime në radhët e kuqezinjve, teksa është Daka ai që merr vendin e Alijit.

Kuqezinjtë rrezikojnë sërish, fillimisht me Tresën e më pas me Dakën, Tahirin e Gudjufin, por pa fat. Trajneri Bushi bën edhe 5 zëvendësime të tjera, teksa Ajvazi futet në fushë në vend të Gudjufit, Dodaj në vend të Tahirit dhe Kurti në vend të Tresës. Sakaq, Elezaj zëvendëson Koten dhe Rama në vend të Rashicës. Por moldavët barazuan shifrat me Kostin në minuten e 79-të.

Dodaj pati mundësi të kalonte në avantazh, pasi provoi me kokë pas krosimit të Dakës, por topi përfundon jashtë. Ndeshja, që erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, mbyllet kështu me shifrat 1-1. Shqipëria e Nën-21-vjeçarëve do ta luajë ndeshjen tjetër ndaj Moldavisë më 18 nëntor, po në stadiumin e Vorës, duke nisur nga ora 14:00.

 

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh