AlbanianSport.com 09/08/2019 20:00
ASNN – Trajneri pohon për RTSH Sport bisedimet me drejtuesit e klubit peqinas, por pret zyrtarizimin. Brenda pak ditësh pritet të vendoset për trajnerin e ri të Shkumbinit, ku alternativa kryesore është Sokol Branica. Ky i fundit i ka konfirmuar nëpërmjet linjës telefonike, për RTSH Sport, bisedimet me drejtuesit e klubit peqinas, por ka sqaruar se ende nuk ka një vendim zyrtar.
Duket se lajme të mira po vijnë edhe për peqinasit, pasi të mërkurën, kryebashkiaku i ri, Lorenc Tosku, ka marrë zyrtarisht detyrën dhe pritet të ketë një takim me drejtuesit e klubit për të parashtruar planin e skuadrës së Shkumbit për sezonin e ri. Brenda pak ditësh pritet të vendoset për trajnerin e ri, ku alternativa kryesore është Sokol Branica. Ky i fundit i ka konfirmuar nëpërmjet linjës telefonike, për RTSH Sport, bisedimet me drejtuesit e klubit peqinas, por ka sqaruar se ende nuk ka një vendim zyrtar.
“Pres të më thërrasin për një bisedë më të zgjeruar”, – ka pohuar Branica. – Por, për momentin, gjithçka varet nga drejtuesit e klubit, nga kryetari i Bashkisë, në rolin e presidentit, por edhe nga Sekretari i klubit. Por besoj se të hënën merr fund gjithçka”, – ka përfunduar ai. Së fundmi, skuadrës i është bashkuar edhe sulmuesi Erjon Mustafaji, i cili ka vendosur të mos e braktisë Shkumbinin.
Ndërkaq, klubi peqinas duket se është vënë më në fund në lëvizje për të afruar lojtarë, të cilët pritet të forcojnë ekipin. Por ata që do të vijnë duhet të testohen para se të bëhen pjesë e Shkumbinit. Pranë skuadrës kanë ardhur 3 futbollistë brazilianë, të cilët menjëherë janë vënë nën urdhrat e trajnerit aktual të peqinasve të saporikthyer në Kategorinë e Parë, Ballhysa.
Luis, 26 vjeç, është lojtar me tipare sulmuese, kurse Jonathas, 21 vjeç dhe Thiago, 29 vjeç, janë mesfushorë krahu. Të tre do të testohen në ditët në vijim nga stafi teknik. Për të parë gjendjen e lojtarëve të ardhur nga Brazili nevojiten ndeshjet miqësore, që janë programuar tashmë nga drejtuesit e Shkumbinit.