AlbanianSport.com 15.12.2016 07:55
ASNN – Futbolli luhet për tifozët, për t’u dhuruar atyre spektakël, emocione, por edhe për t’u dhënë atyre çaste për t’u mbajtur mend gjatë. Sandërlendi dhe Çellsi kanë bërë gjatë takimit midis tyre një gjest të jashtëzakonshëm, duke i dhuruar një tifozi të vogël, shansin të jetë në fushën e blertë para sfidës midis tyre.
5-vjeçari është diagnostikuar dy herë me tumor dhe beteja e tij me sëmundjen e pashërueshëm ka zaptuar zemrat e gjithë qytetit. Sandërlendi dhe Çellsi kanë bërë gjatë takimit midis tyre një gjest të jashtëzakonshëm, duke i dhuruar një tifozi të vogël shansin të jetë në fushën e blertë para sfidës midis tyre.
Bredli Loueri është vetëm 5 vjeç, por ai është diagnostikuar dy herë me neuroblastoma. Beteja e tij me tumorin e pashërueshëm ka zaptuar zemrat e gjithë qytetit dhe Sandërlendi i dha atij diçka që nuk do ta harrojë. Vogëlushi madje gjuajti penallti në portën e gardianit të Çellsit.
Ndërsa në minutën e 5-të të ndeshjes, tifozët u ngritën në këmbë për të, duke i dhënë një duartrokitje të gjatë. Pak para ndeshjes, prindërit e tij kishin marrë lajmin e kobshëm se tumori po rritej dhe se asnjëlloj trajtimi nuk mund ndihmojë vogëlushin.