AlbanianSport.com 02.08.2016 12:30
ASNN – Do të jetë një rrjet ndërkombëtar agjentësh dhe oficerësh policie ai që do të sigurojë një mbikëqyrje të vazhdueshme përgjatë gjithë Lojërave Olimpike.
Autoritetet braziliane kanë hapur dje Qendrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor në Brazilia, ku agjentë dhe oficerë policia nga e gjithë bota do të bashkojnë forcat për të garantuar sigurinë dhe mbikëqyrjen gjatë Olimpiadës së Rios.
“Asnjë vend në botë dhe askush nuk mund të thotë me 100% siguri se nuk do të ketë krime apo nuk mund të ndodhë një sulm terrorist”, – ka deklaruar Ministri Brazilian i Drejtësisë, Aleksandre de Moraesh.
Në vijim, ai ka shtuar: “Është e pamundur ta thuash këtë, qoftë këtu në Brazil, qoftë në SHBA, qoftë në Evropë.”
“Unë mund të them që ne i kemi bërë mjaft mirë “detyrat e shtëpisë”, kemi teknologjikë më të fundit dhe kemi bashkëpunim me vendet e tjera, prandaj garantojmë një Olimpiadë të sigurt”, – ka përfunduar zyrtari brazilian.