AlbanianSport.com 05/05/2018 07:55
ASNN – Ndryshe nga shumë prej bashkëatdhetarëve të tij, Kristian Kondi zgjodhi topin e regbisë kundrejt atij të futbollit. Duke folur ekskluzivisht për rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Kondi shpreh besimin se, përtej vështirësive, ky sport ka të ardhme në vendin tonë.
Klubi i Regbisë “Tirana” luan ndeshjen e dytë dhe të fundit në grup në Superligën Ballkanike, kur të presë grekët e Atika Rinos, në takimin që do të zhvillohet në fushën e Kompleksit “Skënder Halili” në kryeqytet.
Një nga lojtarët e bardhebluve është Kristian Kondi, shqiptari që ka lindur në Itali. Për Kristianin dhe shokët e tij, gjithçka nis nga masivizimi. Klubi i Regbisë “Tirana” debutoi në mes të prillit në Superligën Ballkanike të kësaj disipline, duke u mundur 0-38 nga Radniçki i Nishit në Serbi.