AlbanianSport.com 08/01/2017 08:50
ASNN – Ditët e para në Melbërn kanë qenë pozitive për tenistin spanjoll Rafael Nadal, që shpreson të jetë në Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open), që nis më 15 janar. Numri 1 në botë për meshkuj po stërvitet 3 orë në ditë duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore dhe duket se është në formë të mirë.
Nadal ka hequr dorë nga turnetë e tjerë përgatitorë për të qenë gati dhe duket se gradualisht po gjen formën e munguar prej disa muajsh për shkak të dëmtimit. “Po përgatitem fort dhe për fatin e mirë kam ende kohë deri në startin e turneut”, – ka deklaruar spanjolli.
“Kjo do të me japë mundësi të përgatitem ashtu si duhet, i përqendruar dhe pa u sforcuar. Kam besim se do të jem në nisjen e “Australian Open” dhe të luaj ndeshje me nivel të mirë. Po luaj sete të plota gjatë stërvitjes dhe shpresoj që të jem në kushtet e nevojshme për të bërë një ndeshje të plotë deri më 15 janar”, përfundoi Rafael Nadal, një nga tenistët e parë të mëdhenj që ndodhet në Melbërn.