AlbanianSport.com 05/12/2018 12:00
ASNN – Kanë qenë me qindra tifozët e Boka Zhunjors që e përcollën skuadrën e tyre në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, drejt aeroportit, për të udhëtuar pastaj drejt kontinentit evropian, atje ku të dielën do të luhet finalja e dytë e Kupës “Libertadores”.
Boka do të përballet në finalen e fundjavës me rivalen e përjetshme, River Plejtin në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.
Skuadra është nisur nga kryeqyteti argjentinas në orët e para të mëngjesit me orën evropiane dhe ka mbërritur në Madrid, ku është vendosur në një nga hotelet e kryeqytetit spanjoll.