(Video) Qeveria, VKM për “Sportistët e Nivelit të Lartë”, kriteret & risitë

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2018 10:25

ASNN – Vendimi i ri i qeverisë për “Sportistët e Nivelit të Lartë”, i shpallur të mërkurën, parashikon pagë mbi 60 mijë lekë dhe shpërblime për medaljet të njëjta me VKM-në e mëparshme e vitit 2008. Po kështu, parashikohet rritje në 40% e vlerës së shpërblimit për trajnerin, siguracione, punësim në shtet dhe universitet falas e pa konkurrim. Qeveria ka nxjerrë të mërkurën vendim të ri për Sportistët e Nivelit të Lartë, përfitojnë kampionët dhe medalistët në veprimtaritë ndërkombëtare.

Vendimi i ri i qeverisë për “Sportistët e Nivelit të Lartë” parashikon mbi 600 mijë lekë rrogë (të vjetër), shpërblime për medaljet njësoj sikurse në VKM e mëparshme e vitit 2008, rritje në 40% e vlerës së shpërblimit për trajnerin, siguracione, punësim në shtet dhe universitet falas e pa konkurrim. Mbetet që vendimi i marrë nga qeveria ditën e mërkurë të botohet në fletoren zyrtare dhe të marrë udhë në terren, në mënyrë që federatat përkatëse dhe në bashkëpunim me KOKSH-in dhe ministrinë e linjës të hartojnë projektet e tyre të evidentimit të sportistëve më të mirë që do të përfitojnë statusin e “Sportistit të Nivelit të Lartë”.

Natyrisht,  në vendimin e ri të qeverisë parashikohen shpërblimet për rastin e medaljeve nga aktivitetet ndërkombëtare dhe në këtë skemë përfshihet kampioni dhe rekordmeni olimpik, kampioni dhe rekordmeni botëror, kampioni i Evropës dhe ai Mesdhetar, vendi i parë deri tek vendi i 6-të në botë si dhe vendi i parë deri tek vendi i 8-të në Olimpiadë. Në rang kombëtar, çdo sportist që shpallet “kampion”, pavarësisht rezultatit, do të marrë statusin e mësipërm dhe do të trajtohet me rrogë nga klubi dhe qeveria vendore, ose nga projektet e MASR-së, që është 25 mijë lekë të vjetra në ditë për 25 ditë të muajit.

Humbja e statusit ndodh kur në të njëjtën disiplinë shfaqet një kampion i ri. Duket qartë se vendimi i qeverisë ka pasur parasysh vetëm sportistët e sportistëve individuale dhe nga ky vendim do të përfitojnë kampionët e boksit, mundjes, gjimnastikës, atletikës e shumë sporteve të tjera dhe duket se peshëngritja do të ketë një dimension të ri nga ky vendim qeverie. E veçanta është se nga ky vendim buron edhe koha e dhënies së shpërblimit për fituesit si për sportistët dhe për trajnerët që është brenda 3 muajve nga momenti i njohjes së rezultatit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh