AlbanianSport.com 15.10.2016 15:25
ASNN – Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Japonisë në Botërorin e Motoçiklizmit kanë dhuruar surpriza. Kur dukej se Mark Markez e kishte të sigurt vendin e parë në nisje, piloti spanjoll bën dy gabime në sesionin e dytë të provave. Nga kjo përfiton Valentino Rosi, i cili që do të niset i pari në garën e së dielës. I dyti është Markez dhe nga vendi i tretë niset Horhe Lorenco. Provat zyrtare të garës së 15-të të këtij sezoni të Botërorit të Motoçiklizmit, të vlefshme për Çmimin e Madh të Japonisë kanë dhuruar spektakël.
Të papriturat kanë shoqëruar të 3 sesionet e provave duke bërë që, sidomos vendet e para të nisjes së garës, të vendoseshin në fund të sesionit të tretë të provave zyrtare. Ndërsa të gjithë ishin të bindur se vendi i parë në nisje ishte për Mark Markezin, i cili kishte qenë shumë i shpejtë gjatë gjithë kohës, atëherë kur nuk duhej, piloti spanjoll i “Honda”-s bën dy gabime që i kushtojnë shumë. Nga kjo përfiton Valentino Rosi, që bën një xhiro të përsosura, duke dhënë kohën e jashtëzakonshme 1’43”9.
Një vend i parë i parashikuar për kampionin e botës, kur në sesionin e tretë ishte shumë larg kohës së Markezit. Të dielën do të jetë një garë shumë e bukur kur në vijën e parë të nisjes do të jetë edhe Lorenco. Pritet një duel i fortë midis Rosit e Pedrozës, por edhe Lorenco nuk do të mbetet prapa. Fati i keq e ka shoqëruar edhe këtë herë Dani Pedrozën, që është rrëzuar në sesionin e tretë të provave dhe është shoqëruar për në spital. Por, për fatin e mirë të tij, piloti spanjoll nuk ka patur dëmtime në kavilje.