(Video) Poloni-Shqipëri, “zbulohet” miqësorja jo-zyrtare e janarit 1953 në Varshavë

Share Button

AlbanianSport.com 10/08/2020 13:25

ASNN – Një videokronikë e rrallë, e vitit 1953, të cilën studiuesi Armand Plaka e ka nxjerrë nga arkivat polake, na sjell një takim futbollistik të atij fillimviti (kronika nuk e përmend, por bëhet fjalë për 7 janarin e vitit 1953 në Varshavë), te cilin statistikat tona thuajse nuk e përmendin fare. Takimi miqësor mes një përfaqësuesje të Tiranës (domethënë Kombëtares Shqiptare) dhe Varshavës (domethënë përfaqësueses Polake).

Ndërsa bie në sy menjëhere një atmosferë e zjarrtë në një stadium të mbushur plot e përplot, përmendet aty portieri legjendar i Kombëtares, Qemal Vogli dhe në nisje të kronikës shfaqet në dhomat e zhveshjes një pjesë e ekipit shqiptar. Videokronika është pjesë e një ditari televiziv e kinematografik sportiv të muajit mars 1953, e cila tashmë gjendet në fondin e digjitalizuar të Arkivave Kombëtare Polake.

Takimi pati përfunduar me rezultatin 2-1 për përfaqësuesen polake. Në fund të po atij viti, më 29 nëntor 1953, Shqipëria mundi megjithatë Poloninë në Tiranë me rezultatin 2:0 ku patën shënuar të paharrueshmit Loro Boriçi dhe  Refik Resmja. Kronika e kësaj të fundit nuk përbën ndonjë risi, sepse gjendet ndërkaq prej vitesh në rrjetin social YouTube dhe mund të shijohet nën komentin origjinal në gjuhën shqipe.

Është gjithashtu pjesë e fondit zyrtar të përfaqësueses polake. Kurse kronika që po postoj duket se i ka shpëtuar vëmendjes së të dy federatave dhe medias sportive e asaj historike në të dy krahët, Poloni dhe Shqipëri.  Duhet theksuar se në atë kohë zhviĺloheshin shumë takime miqësore mes kombëtareve, ekipeve dhe përfaqësueseve të përzgjedhura punëtore, apo ushtarake nga ish-Kampi i Demokracive Popullore, ku bënin pjesë edhe Shqipëria dhe Polonia.

Takimi në fjalë përbënte të tretin mes dy vendeve, ndërsa më parë ata ishin ndeshur në 1949 në Varshavë dhe në 1950 në Tiranë, ku Shqipëria kishte humbur 1-2 në takimin e parë dhe barazuar pa gola në takimin e dytë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh