AlbanianSport.com 16/05/2019 22:00
ASNN – Stéfan Paulus dhe Kevin Simonato nuk e kanë aspak të vështirë t’i japin motorit, megjithë handikapin e tyre. Ata i lidhin këmbët e tyre me një rrip, në mënyrë që të mos pengohen kur i japin motorit me shpejtësi të plotë. Dy pilotët e shoqatës Handi Free Riders, tregojnë se problemet e tyre nuk janë një pengesë për garat me motor, e pjesëmarrja e tyre në garën e fundit në Francë është prova më e mirë.
Të dy janë viktima të aksidenteve me motor në rrugë, ata sot janë paraplegjikë dhe marrin pjesë në garat e pistave të rezervuara për pilotët me aftësi të kufizuara, si pjesë e kampionatit të Francës apo edhe të një Kupe Evropiane. “Unë jetoj një ëndërr”, – thotë Stéfan Paulus, 37 vjeç. Ai është tani president i shoqatës që ka themeluar në vitin 2014 dhe dëshiron të afrojë sa më shumë pilotë paraplegjikë për të vazhduar të jetojnë pasionin e tyre.
Motorët e tyre janë të pajisur me një sistem të veçantë. Në pamundësi për të vepruar me këmbët, në timonin e motorëve të tyre janë instaluar butona të ndryshëm që përkojnë me frenat. Kampionati francez për pilotët me aftësi të kufizuara përfshin tre gara, e para u zhvillua në Alès në fillim të majit. Paulus u dje pak keq sepse ishin vetëm 11 pilotë. Por në Le Mans të shtunën, ata ishin 25 nga 7 kombësi të ndryshme.