AlbanianSport.com 23.03.2017 13:30
ASNN – Ndeshja midis Italisë dhe Shqipërisë është në qendër të vëmendjes së mediave të Gadishullit të Apenineve dhe është televizioni lokal, ai i Siçilisë, që ka sjellë një kronikë interesante nga zona arbëreshe, ku vendasit janë në një dyzim sa i përket besnikërisë.
Është një vend në Siçili, ku ndeshja Itali-Shqipëri merr nuanca paksa paradoksale, raporton televizioni në fjalë, duke vijuar me një paralelizëm me futbollin italian: Nëse Piana del Albanezi do të ishte Torino, “juventinët” dhe “granatat” do të ishin ngatërruar deri ngatërruar deri në kufinjtë e çoroditjes.
“Ne kemi gjysmën e zemrës për Italinë e gjysmën për Shqipërinë”, – rrëfen një vajzë e vogël arbëreshe. “Në shtëpi bëjnë tifo për Shqipërinë apo Italinë…?” – pyet gazetari. “Eh, – përtypet vajza, të dyja.” “Çfarë rezultati uron?” – e pyet sërish gazetari. – “Unë, një barazim.
“Të premten ne do të takojmë edhe lojtarët e Kombëtares shqiptare, ndaj, praktikisht, nuk e dimë se për kë do të bëjmë tifo”, – pohon një mësuese vendase. Piana del Albanezi është qendra kryesore e Arbëreshëve në Siçili, një nga bazat kryesore të tyre që nga shekulli i 15-të, deri në atë të 19-të.
“Qyteti do të jetë i gjithi i kuq për një ditë, i kuq me ngjyrat e Kombëtares shqiptare, me ngjyrat e flamurit shqiptar”, – thotë kryebashkiaku. Ndërkohë që këta të moshuar nuk e fshehin se origjinën e kanë nga Shqipëria, ata urojnë për një barazim. Por ndryshe mendon një tifoz i thekur kuqezi.
“Ne do të jemi në sektorin e tifozëve miq, së bashku me djemtë arbëreshë, të njohur ndryshe si “Tifozët Kuqezi”, do të jemi me ta dhe shpresojmë që Shqipëria të fitojë”, – deklaron ai.