AlbanianSport.com 28/03/2019 23:35
ASNN – Kryetrajneri i Kombëtares së shtangës, optimist për Evropianin e prillit në Gjeorgji. Shqipëria do të marrë pjesë në Kampionatin Evropianin të Peshëngritjes me 5 prej sportistëve më të mirë, Briken Caljën, Erkand Qerimajn, Daniel Godellin, Krenar Shorajn dhe Endri Karina.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, kryeretrajneri i Kombëtares, Sokol Bishanaku, vlerëson gjendjen e grupit dhe shprehet optimist për një paraqitje pozitive në Evropian. Trajneri kuqezi i ka të qartë sfidat me të cilat do të përballen sportistët e tij në këtë veprimtari kontinentale.
Bishanaku e vlerëson këtë si një nga grupet më të mirë të shtangës kuqezi. Kampionatin Evropian të Peshëngritjes do të mbahet në 10-ditëshin e parë të prillit në Batumi të Gjeorgjisë.