AlbanianSport.com 25.02.2017 08:45
ASNN – Peshëngritja ka zhvilluar të premten në Durrës Kupën e Shqipërisë, duke shpallur Tiranën si fituese të dyfishtë, si dhe Daniel Godellin dhe Evangjeli Velin si sportistët më të mirë. Për presidentin e nderit të Federatës Shqiptare të peshëngritjes. Gudar Beqiraj, kjo veprimtari kishte rëndësi të veçantë, sepse ishte një “banko-provë” për Evropianin e prillit.
Për Beqirajn, Shqipëria shkon me ekip të plotë dhe me synime madhore në Evropian. Është zhvilluar të premten në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, Kupa e Shqipërisë në peshëngritje, ku, për meshkuj kanë marrë pjesë ekipet e Tiranës, Teutës, Shtërmeni, Vllaznia, Masglass, Skënderbeu, Apolonia, “Ymer Ferhati”, Tomori dhe Flamurtari.
Kurse për femra kanë konkurruar Tirana, Elbasani, Skënderbeu dhe Partizani. Me 616 pikë për meshkuj është shpallur fitues Tirana, kurse për femra, po Tirana, kishte 402 pikë, ndërsa sportistët më të mirë janë shpallur Daniel Godelli dhe Evangjeli Veli. Për presidentin e nderit të Federatës Shqiptare të peshëngritjes. Gudar Beqiraj, kjo veprimtari kishte rëndësi të veçantë.
Me triumfin në Kupë, Tirana rikonfirmon dominimin e shtangës shqiptare, pasi është edhe kampione në fuqi.