(Video) Peshëngritje / Shtanga kuqezi, me dy të kualifikuar me normë drejt Tokios

Share Button

AlbanianSport.com 10/01/2020 22:05

ASNN – Briken Calja, edhe matematikisht i sigurt, Erkand Qerimaj, thjesht për formalitetin. Peshëngritja shqiptare e ka nisur vitin 2020 me synimin madhor, Lojërat Olimpike, që do të mbahen në verë në kryeqytetin e Japonisë, Tokio. Dhe pas një 2019-te të mbushur me optimizëm, ku shtanga kuqezi fitoi plot 37 medalje në arenën ndërkombëtare, që për më tepër ishin të panjollosura nga “gangrena” e dopingut që pati pllakosur këtë sport gjatë 10-vjeçarit të shkuar, në 2020-ën shpresat janë të mëdha që të synohet edhe podiumi historik në Olimpiadë.

Por për shkak të historikut të pakëndshëm me dopingun, peshëngritja shqiptare mund të çojë në Olimpiadën e Tokios vetëm dy sportistë meshkuj dhe tanimë njëri prej tyre, Briken Calja është i sigurt edhe matematikisht për vendin e tij në festivalin më të madh sportiv në planet. Peshëngritësi nga Shërmeni mban hëpërhë vendin e 9-të në renditjen botërore të kategorisë së peshës trupore deri në 73kg, me nj total prej 3,885.4530 pikësh olimpike.

Por, duke qenë se para tij renditen 4 sportistë kinezë, nga të cilët vetëm njëri do të shkoj në Olimpiadë, Calja renditet minimalisht në vendin e 6-të, teksa 8 të parët e renditjes shkojnë automatikisht në Tokio. Ndërkaq, vetëm një hap larg është peshëngritësi tjetër, Erkand Qerimaj, i cili mban hëpërhë vendin e 12-të në renditjen botërore të kategorisë së peshës trupore deri në 81 kg, me një total prej 3,439.2449 pikësh olimpike.

Por, sikundër në rastin e Caljes, edhe në atë të Qerimajt, para tij renditen 4 sportistë kinezë, nga të cilët vetëm njëri do të shkoj në Olimpiadë, ashtu sikundër nuk mund të shkojë në Tokio edhe bjellorusi Petr Asajonak, për shkak të problemeve të vendit të tij me dopingun. Ndërkaq, edhe bullgari Bozhidar Dimitrov Andriiv është në valle për kualifikim në të dy kategoritë e pesheve trupore, dhe, nëse ai nuk zgjedh të shkojë në atë deri në 81 kg, por preferon 73 kg, atëherë peshëngritësi shkodran renditet renditet në versionin më të mirë i 7-ti, e në atë më të keq i 8-ti, teksa 8 të parët e renditjes shkojnë automatikisht në Tokio.

Gjithçka që Qerimaj duhet të bëjë është që të sigurohet që, në Evropianin e prillit të bëjë një paraqitje më të mirë ose të paktën të njëjtë, me peshëngritësit e tjerë të kontinentit të vjetër që gjenden pas tij në renditjen botërore. Përveç kësaj, duhet theksuar se renditja aktuale është përllogaritur mbi 5 nga 6 garat kualifikuese ku kanë marrë pjesë dy sportistët kuqezi dhe, me shtimin në të edhe të pikëve të fituara në turneun e fundvitit në Katar, ku Calja, por sidomos Qerimaj, u paraqitën shumë mirë, renditja e re, që pritet të shpallet më 24 janar 2020, t’i shohë edhe më lart shtangistët shqiptarë.

Duhet theksuar se peshëngritja vazhdon të mbajë barrën kryesore të delegacionit olimpik shqiptar, me 2 sportistë të kualifikuar me normë, teksa vetëm një tjetër, atletja Luiza Gega e ka siguruar këtë të drejtë, ndërsa 4 të tjerët e prej 7 sportistëve që pritet të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë Olimpiadë, pritet të shkojnë në Tokio me ftesa.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh