(Video) Peshëngritje / Shtanga kuqezi e mbyll me 6 medalje vitin 2019

Share Button

AlbanianSport.com 27/12/2019 19:30

ASNN – Briken Calja dhe Erkand Qerimaj spikatin në turneun e Katarit, në rrugë të mbarë drejt “Tokio 2020”. 2019-ta ka qenë një vit i mirë për shtangën kuqezi dhe qershia mbi tortë ishte  paraqitja e kuqezinjve në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që u zhvillua në kryeqytetin e Katarit, Doha. Peshëngritja shqiptare ka mbajtur Asamblenë e saj të Zakonshme Vjetore, duke e hedhur vështrimin drejt një tjetër viti të suksesshëm në arenën kombëtare apo ndërkombëtare.

Në fakt, qershia mbi tortë ishte  paraqitja e kuqezinjve në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që u zhvillua në kryeqytetin e Katarit, Doha. Briken Calja ka dëshmuar formën e tij të mirë sportive dhe peshëngritësi shtërmenas, edhe pse i dëmtuar, ka realizuar tre prova të mira. Përtej një dëmtimi në shpatull, në kategorinë e peshës trupore deri 73 kilogram, Calja, ka arritur të marrë 3 medalje të bronzta.

Janë kështu 13 medalje ndërkombëtare për të këtë vit për 29-vjeçarin, ku më kulmoret janë medalja e bronztë në Botërorin e Tajlandës, si dhe 3 medaljet në Evropianin e Batumit, një e artë në shkëputje dhe dy të argjendta në shtytje dhe në dygarësh. Po kështu, ai është thuajse i sigurt si i pari i peshëngritjes shqiptare i kualifikuar për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Sa i përket të kualifikuarit të dytë me normë për në “Tokio 2020”, ai do të jetë, sipas të gjitha gjasave, Erkand Qerimaj, i cili ka marrë një medalje të argjendtë në dygarësh dhe dy medalje bronzi në stilin e shkëputjes dhe të shtytjes në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kilogramë. Shkodrani e çoi kështu në 6 numrin e medaljeve për Shqipërinë në turneu kualifikues për në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, i cili u zhvillua në Doha të Katarit.

Hëpërhë, 31-vjeçari ka 897.3349 pikë olimpike, duke qenë brenda zonës së kualifikimit për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm, ndërsa ka fituar këtë vit edhe 11 medalje gjithsej, ndër të cilat spikat medalja e bronztë botërore dhe evropiane, kurore e 3-fishtë e Mesdheut, si dhe 7 rekorde mesdhetare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh