(Video) Peshëngritje / Shtanga kuqezi bën llogaritë për “Tokio 2020”

Share Button

AlbanianSport.com 25/09/2019 20:10

ASNN – Kuqezinjtë, presin zyrtarizimin e rezultateve të Botërorittë Peshëngritjes, me sytë nga turnetë kualifikues. Shqipëria ka marrë pjesë me 4 prej sportistëve të saj më të mirë në Botërorin e Peshëngritjes, që po mbahet në Tajlandë dhe tanimë ka nisur edhe numërimi mbrapsht sa i përket kualifikimit për në Olimpiadën e vitit të ardhshëm në kryeqytetin e Japonisë, Tokio. Megjithatë, ndryshe nga më parë, tanimë kanë si ndryshuar si kriteret, ashtu edhe sistemi i kualifikimit për në Lojërat Olimpike.

Në fakt, duhet theksuar se, në atë që ka qenë një periudhë e artë, edhe për shkak të sistemit të kualifikimit, shtanga përbënte një pjesë të konsiderueshme  të delegacionit kuqezi në Olimpiadat e fillimit të mijëvjeçarit të ri. Kështu, 2 nga 6 sportistët pjesëmarrës në “Athinë 2004”, 3 nga 11 në “Pekin 2008” dhe 5 nga 11 në “Londër 2012”  ishin peshëngritës, por problemet e theksuara me përdorimin e substancave të ndaluara dhe dopingut nisën të ndikonin ndjeshëm.

Dhe në olimpiadën pasardhëse, atë të Rios në 2016-ën, vetëm Briken Calja u kualifikua, ndërsa Evangjelia Veli përfitoi një kuotë shtesë për shkak të pezullimit të Rusisë. Por akoma më keq rrezikon të jetë gjendja në “Tokio 2020”, teksa nuk ka më kualifikim ekipor dhe çdo sportist e siguron vetë vendin në Olimpiadë. Për më tepër, vetë peshëngritjes si sport, i janë kufizuar ndjeshëm kuotat olimpike, për shkak të dopingut, por edhe kategoritë e peshave trupore.

Çka e bën edhe më të vështirë betejën e kuqezinjve për kualifikimin për në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm. Pas përfundimit të konkurrimit në Botërorin e Tajlandës, i vetmi që mund të cilësohet i sigurt për vendin në Olimpiadën japoneze është Briken Calja, i cili, me medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, por edhe me vendin e 5-të në dygarësh, tanimë renditet në vendin e 8-të në renditjen botërore të futur në përdorim nga Federata Botërore e Peshëngritjes, (IWF).

Ndërkohë, sipas komunikimit me zyrtarët e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, që kthehen të enjten nga Tajlanda, edhe 3 shtangistët e tjerë, Krenar Shoraj, i cili u rendit i 13-ti në botë në kategorinë e peshës trupore deri në 89 kg, Daniel Godelli, i cili u rendit i 16-ti në botë në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kg dhe Erkand Qerimaj, i 21-ti në po këtë kategori peshe, kanë marrë pikë të rëndësishme olimpike. Megjithatë, ata do të kenë përsëri shanse të provojnë edhe në 2-3 turne kualifikues, por edhe në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh