AlbanianSport.com 30/10/2019 23:00
ASNN – Sekretari i FSHP-së, Memaj, flet për Kampionatin Kombëtar të Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarëve. Peshëngritja po përgatitet kështu për veprimtarinë e fundit të saj, Kampionatin Kombëtar të Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarëve.
Dhe për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të këtij sporti, Edlir Mema, elementi më i rëndësishëm është masiviteti. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, nr. 2 i organizmit që qeveris shtangën në vend, e sheh këtë kampionat si banko-provën për Evropianin e kësaj grupmoshe.
Sa i përket Evropianit, Sekretari Memaj nuk dëshiron të nxitohet me parashikime. Kampionati Kombëtar i Nën-15 dhe Nën-17-vjeçarëve nis të enjten në ora 10:00 të paradites, për të përfunduar rreth orës 16:00 të pasdites.