(Video) Peshëngritje / Shtanga cakton Kombëtaren me 5 për Evropianin

Share Button

AlbanianSport.com 08/03/2019 16:35

ASNN – Calja, Qerimaj, Godelli, Shoraj dhe Karina, 5-shja kuqezi në Batum, trajnerë Bishanaku, Kovaçi dhe Toska. Nga data 6, deri më 13 prill 2019, në Batum të Gjeorgjisë do të zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes për Të Rritur, në të cilin do të marrë pjesë edhe Shqipëria. Dhe ditët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar edhe përbërjen e delegacionit që do të përfaqësojë shtangën kuqezi në këtë veprimtari kontinentale.

Organizmi që qeveris shtangën në vend ka vendosur që të dërgojë në Evropianin gjeorgjian 5 sportistët më të spikatur të saj. Kështu, në kategorinë e peshës trupore deri në 73 kg, do të konkurrojë kampioni i 3-fishtë i Evropës, Briken Calja, i cili shkon në këtë kampionat duke synuar sërish podiumin dhe medaljet. Po kështu shkon edhe medalisti i bronztë i botës, Erkand Qerimaj, i cili bëri një paraqitje të mirë në Kupën e Shqipërisë, që u mbajt në mesin e muajit të shkuar.

Qerimaj do të konkurrojë në kategorinë e peshës trupore deri në 81 kg, aty ku do të kemi edhe një përballje kuqezi midis tij dhe Daniel Godellit, një betejë që shpresohet t’i sjellë medalje Shqipërisë nga këta dy peshëngritës së spikatur. Ndërkaq, në kategorinë e peshës trupore deri në 89 kg do të garojë shtangisti Krenar Shoraj, ndërsa  në atë të kategorisë së peshës trupore deri në 102 kg do të konkurrojë peshëngritësi tjetër kuqezi, Endri Karina.

Të 5 sportistët kuqezinj që do të garojnë në Batum janë meshkuj, teksa dy sportistet më të spikatura femra, Romela Begaj dhe Evangjeli Veli, janë të pezulluara për shkak të dopingut. Delegacioni kuqezi në Gjeorgji do të kryesohet nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Theodhor Masllavica, dhe në përbërje do të ketë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Edlir Memaj, por edhe 3 trajnerët Sokol Bishanaku, Zef Kovaçi dhe Leonard Toska.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh